KUIC RISHIKIMI
Mësimi 4
C.
Luteri po studionte Romakëve 1:17 kur kuptoi se drejtësia e Perëndisë është drejtësia që Ai vetë e siguron përmes Jezu Krishtit. Luteri arriti në këtë zbulim pjesërisht përmes leximit të komentarit të Augustinit të Hipos mbi këtë pjesë.
C.
Edhe pse nuk duhet të shpallet si një shenjë marrëzie, frika e Luterit nga zemërimi i Perëndisë zakonisht shihet si simptomë e marrëzisë së tij. Megjithatë, siguria e Luterit për shpëtimin nuk përdoret për të bërë një diagnozë të tillë. Kjo është për shkak se siguria e shpëtimit nuk ishte diçka, të cilën Luteri e kishte para se të kuptonte se drejtësimi i tij bazohej mbi drejtësinë e Krishtit.
D.
Luteri po udhëtonte nga shtëpia për në universitet, kur u gjend në mes të një shtrëngate me bubullima dhe ku u përgjërua për jetën e tij: “Shën Anë, më ndihmo! Do të bëhem murg.” Babai i tij nuk u kënaq aspak që Luteri besoi se kjo përballje kaq e afërt me vdekjen ishte një ogur hyjnor dhe një thirrje për në manastir.
C.
Luteri nuk i harroi fjalët e lutjes së shenjtërimit, edhe pse ky ishte shpjegimi i natyrshëm për ata që ishin të pranishëm në meshë. Luteri u paralizua për shkak se kuptoi padenjësinë e tij për të mbajtur në duar elementet e Darkës së Zotit.
B.
Dr. Sproul i përshkruan diskutimet teologjike në shekullin e gjashtëmbëdhjetë si zakonisht të pamëshirshme dhe plot sarkazmë. Kjo duhet të na ndihmojë të kuptojmë pse Luteri shkroi me një stil të tillë, por edhe sipas standardeve të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Luteri ishte në një klasë më vete.
B.
Comments are closed.