Deri në këtë pikë të serisë, ne nuk e kemi përkufizuar ende fjalën “i shenjtë”. Ne kuptojmë atë që njerëzit kanë përjetuar në praninë e Perëndisë, por mund të mos jemi në gjendje ta përcaktojmë termin “i shenjtë” apo konceptin e shenjtërisë ashtu siç është përdorur në shkrim. Në këtë leksion, Dr. Sproul e përkufizon fjalën “i shenjtë”, në mënyrë që ta shohim domosdoshmërinë e shenjtërisë në jetën tonë, në mënyrë të veçantë për sa i përket mënyrës se si e përdorim emrin e Perëndisë.
SYNIMET E TË NXËNIT
Kur ta keni përfunduar këtë mësim duhet të jeni në gjendje të:
• Jepni kuptimin parësor dhe atë dytësor të shenjtërisë
• Dalloni rëndësinë e drojës së duhur për Perëndinë në të folurit tonë dhe në veprimet tona
• Kuptoni thirrjen themelore të krishterë për të qenë të shenjtë sikurse Perëndia është i shenjtë
IDETË KYÇ
• Fjala “i shenjtë” ka dy kuptime në Shkrime—një kuptim parësor dhe një dytësor.
• Shenjtëria e Perëndisë na tërheq dhe na distancon në të njëjtën kohë, na mahnit dhe na frikëson, për shkak të natyrës transhendente të Perëndisë.
• Kur Jezusi i mësoi dishepujt e Tij të luteshin, Ai u mësoi që së pari të kërkonin që emri i Perëndisë të trajtohej si i shenjtë.
PYETJE REFLEKTIMI & DISKUTIMI
Çfarë mendoni?
Kaloni disa minuta për t’ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. Ato do t’ju përgatisin për leksionin.
• A keni një vend të veçantë ku ju pëlqen të shkoni vetëm? Pse është i veçantë?
• Si na zbulon Perëndia se si mund të jemi të bindur ndaj vullnetit të Tij?
Leximi i Shkrimit
Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje. Biri i izraelites blasfemoi emrin e ZOTIT dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danit.) E futën në burg, derisa t’u tregohej vullneti i ZOTIT. Dhe ZOTI i foli Moisiut, duke thënë: «Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë. Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: “Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij. Dhe kushdo që e shan emrin e ZOTIT, do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e ZOTIT, do të dënohet me vdekje.—Levitiku 24:10-16
•Si na ndihmon kjo pjesë të kuptojmë shkallën në të cilën Perëndia e sheh emrin e Tij si të shenjtë?
Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, ndërsa ndiqni videon. Ato do t`ju drejtojnë përgjatë leksionit.
Përkufizimi i të shenjtës
• Cili është kuptimi më popullor i termit i shenjtë?
• Cili është kuptimi parësor i termit i shenjtë?
• Çfarë thotë Dr. Sproul se e bën diçka të shenjtë?0:00–15:00
Shenjtëria e Emrit të Perëndisë 15:00–30:55
• Cila është kërkesa e parë e Lutjes së Zotit?
• Si e ka zbuluar Perëndia zellin për emrin e Tij?
• Çfarë zbulon mënyra se si e përdorim emrin e Perëndisë?
Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, pasi ta keni përfunduar leksionin. Ato do t’ju ndihmojnë të identifikoni dhe të përmblidhni pikat kryesore.
• Cilat janë disa nga zbulimet e antropologëve dhe sociologëve, të cilët kanë studiuar përjetimin fetar të njeriut në kultura të ndryshme?
Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve të diskutojnë si janë të mundura studimet e gjera ndërkulturore rreth fesë. Si është e mundur të gjesh përjetime të përbashkëta besimi mes popujve jashtëzakonisht të ndryshëm? Si ka mundësi që të gjithë popujt kanë një ndjesi për të shenjtën?
• Në këtë leksion, Dr. Sproul bëri dallimin mes kuptimit parësor të shenjtërisë dhe kuptimit dytësor. Cili është mendimi juaj për mënyrën si kuptimi dytësor rrjedh prej kuptimit parësor?
Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve të diskutojnë, pse shenjtëria është element i rëndësishëm për jetën e krishterë? Pastaj lexoni 1 e Pjetrit 1:13-15. Si ju ndihmon kjo pjesë më tej në diskutimin tuaj?
• Sipas Dr. Sproul, cili është progresi logjik në dy kërkesat e para të Lutjes së Zotit?
Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve të diskutojnë se si mund të përdoret si mundësi ungjillëzimi rasti kur dëgjoni dikë që blasfemon emrin e Perëndisë. Çfarë mund të thuhet në këtë situatë për ta paraqitur ungjillin e Jezu Krishtit?
LUTJE
Vuloseni me lutje atë që keni mësuar prej Fjalës së Perëndisë gjatë këtij mësimi.
• Lavdëroni Perëndinë që Ai është transhendent dhe plotësisht i drejtë në shenjtërinë e Tij.
• Rrëfeni mënyrat përmes së cilave nuk e keni nderuar emrin e Perëndisë si të shenjtë në mendime, fjalë dhe vepra.
• Falënderoni Perëndinë që Jezu Krishti na ka zbuluar përparësinë e emrit të Tij në lutje.
• Kërkojini Perëndisë të manifestojë vullnetin dhe mbretërimin e Tij në jetën tuaj me anë Frymës së Shenjtë nëpërmjet drojës, që tregoni për emrin e Tij.
Comments are closed.