KUIC RISHIKIMI

Mësimi 1

B.

Edhe pse Josia dhe Ezekia mund të jenë mbretërit më të njohur të Judës, për shkak të reformave të tyre në mbretërinë e jugut, Uziahu ishte mbreti i Judës, i cili vdiq në vitin kur Isaia mori thirrjen e tij për të qenë profet (Isaia 6:1).

C.

El dhe Elohim janë emra të zakonshëm për Perëndinë në Besëlidhjen e Vjetër. Jahuej është emri i zbuluar i Perëndisë, emri i Tij i besëlidhjes. Adonai është titull dhe emër për Perëndinë në Besëlidhjen e Vjetër, i cili do të thotë “Sovrani”.

B.

Secila nga përgjigjet është një mënyrë në të cilën shkrimtarët e Besëlidhjes së Re i përdorën Psalmet, por në këtë leksion, Dr. Sproul shpalosi domethënien e Psalmit 110 si psalmi më i cituar në Besëlidhjen e Re, për shkak se ai përdor titullin e Perëndisë Adonai (Sovrani) për t’iu referuar Jezu Krishtit.

D.

Këmbët në Shkrim me raste mund të simbolizojnë faktin që dikush është krijesë. Duke përdorur ngjarjen e Moisiut te shkurrja e zjarrtë, Dr. Sproul shpjegoi se Moisiu i hoqi sandalet si shenjë e faktit që ishte krijesë dhe në shenjë nënshtrimi para një Perëndie të shenjtë. Kjo mund të na ndihmojë të shpjegojmë, pse serafimët duhet t’i mbulojnë këmbët e tyre në vetë praninë e Perëndisë, pra për të mbuluar treguesin e të qenët krijesa.

A.

Edhe pse disa studiues biblikë janë përpjekur t’i identifikojnë serafimët, të cilët gjenden në vizionin e Isaias me kerubimët, të cilët i gjejmë në vende si perdet e tabernakullit, Bibla bën dallim mes këtyre dy krijesave, dhe serafimët përmenden në Bibël vetëm në vizionin dhe thirrjen e Isaias në ofiqin e profetit.

B.

Si në Besëlidhjen e Vjetër ashtu dhe në Besëlidhjen e Re, përsëritja përdoret për të tërhequr vëmendjen te diçka me një rëndësi unike. Ky është një mjet letrar, i cili përdoret në mënyrë të veçantë në hebraisht. Këtë mjet e shohim që përdoret nga judenj, si Jezusi dhe Pali në Beëlidhjen e Re, dhe kjo është mënyra se si serafimët e theksuan unikalitetin e shenjtërisë së Perëndisë tek Isaia 6.

Comments are closed.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}