Dy mijë vjet më parë, kur Gjon Marku e shkroi “lajmin e tij të mirë” për Jezusin, Ungjilli i tij ishte një lloj libri krejtësisht i ri. Askush nuk kishte shkruar më parë një të tillë. Në fakt, askush nuk do ta kishte ditur se çfarë ishte një Ungjill! … Ajo që e bënte Ungjillin sipas Markut unik, ishte kjo: ai nuk u shkrua thjesht si kujtime për Jezusin si një njeri i madh, madje as si njeriu më i madh që kishte jetuar ndonjëherë. Përkundrazi, ky libër kishte si qëllim t’i bindte lexuesit e tij se Jezusi ishte Biri i Perëndisë… Kush është Jezusi i Nazaretit? Cili është lajmi i mirë (ungjilli) rreth tij? … Ky libër na paraqet përgjigjen e Markut. – Nga Hyrja e Sinclair B. Ferguson-itSeria “Le të studiojmë” përpiqet të kombinojë shpjegimin dhe zbatimin. Synimi është shtjellimi i Shkrimit të Shenjtë, i shkruar me gjuhën e një miku të ulur përkrah jush me Biblën e hapur.