Një harmonizim i katër ungjijve kanunorë të Besëlidhjes së Re (Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit) në një rrëfim të vetëm. Historikisht, këto katër rrëfime njihen si “Ungjilli sipas Mateut”, “Ungjilli sipas Markut”, “Ungjilli sipas Lukës”, “Ungjilli sipas Gjonit”, për të vënë në dukje se nuk bëhet fjalë për 4 ungjij të ndryshëm, por për NJË Ungjill të vetëm të paraqitur përmes katër autorëve të ndryshëm, me qëllime të ndryshme dhe me adresime të ndryshme. Prandaj dhe emërtimi i këtij botimi është dhënë si “Katërungjillësh”. Ky botim jo vetëm që paraqet një harmonizim të katër ungjijve në një rrëfim të vetëm, por synon t’i paraqesë ata në mënyrë kronologjike, duke u përpjekur ta vendosë çdo ngjarje sipas radhës kohore të jetës dhe veprimtarisë së Jezu Krishtit.

Kisha në vende të vështira
Ndihmë! Nuk mund të fal
Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit
Disiplinat e një familjeje të perëndishme 




