“Sepse kushdo që lyp, merr; dhe ai që kërkon, gjen; dhe atij që troket, do t’i hapet…
Nëse ju, pra, duke qenë të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, sa më
tepër Ati qiellor do t’u japë Frymën e Shenjtë atyre që ia lypin atij?” LUKA 11:10, 13
Kur një adoleshente që sapo ka marrë patentën e shoferit, i kërkon mamit ose babit të saj
çelësat e makinës, zakonisht nuk është një kërkesë e paqartë dhe me gjysmë zemre. Përkun-
drazi, mendja e saj është e angazhuar dhe vullneti i saj është i fokusuar: “Ju lutem, a mund
t’i marr çelësat e makinës? Dua makinën. Dëshiroj të përdor makinën. Po jua kërkoj tani.”
Në mënyrë të ngjashme, foljet që përdor Jezusi për t’u mësuar dishepujve të Tij se si t’ia
paraqesin Perëndisë kërkesat në lutje — lyp, kërko, trokit — përcjellin urgjencë, këmbë-
ngulje dhe qartësi. Është sikur Ai po thotë: Unë dua që ju të luteni me vendosmëri, përulësi
dhe këmbëngulje. Dua që ju të lypni dhe të vazhdoni të lypni; dua që ju të trokisni me sin-
qeritet dhe urgjencë.
Ai po na fton ju dhe mua që të shkojmë përpara Atit tonë qiellor dhe thjesht të kërkojmë.
Megjithatë, duhet të kemi kujdes se çfarë kërkojmë. Kur i paraqesim kërkesat tona përpa-
ra Zotit, ato duhet të përshtaten nga Fryma nëpërmjet asaj që John Calvin-i e quan “frerët
e fjalës së Perëndisë”. Me fjalë të tjera, Bibla na mëson se mund t’i kërkojmë me siguri të
plotë gjërat që Perëndia thotë se janë të mira dhe të drejta — të tilla si ndihma e Tij, në
mënyrë që të mund t’i paraqesim trupat tanë si flijime të gjalla, të rritemi si dëshmitarë
të ungjillit ose të rrisim dëshirën tonë për të adhuruar. Por ne nuk duhet të mendojmë se
mund ta manipulojmë Perëndinë, duke kërkuar që Ai të na japë gjithçka që do ta bëjë jetën
tonë më të lehtë ose më të pasur. Është e mundur që të kërkoni dhe të mos merrni, “prejse
kërkoni keqas, me qëllim që të shpenzoni në qejfet tuaja” (Jakobi 4:3).
Prandaj, ne duhet të kërkojmë me guxim, por duhet të kërkojmë edhe me përulësi. Ne
duhet t’i kërkojmë Perëndisë që të bëjë gjëra të mëdha dhe pastaj duhet të pranojmë përgjigjen
e Tij. Ka arsye të mira pse Perëndia nuk do të na e japë gjithmonë atë që kërkojmë, edhe kur
ajo që kërkojmë është në vetvete e mirë dhe e perëndishme. Lutjet tona nuk janë gjithmonë
në përputhje me vullnetin e Tij të mirë dhe sovran. Nuk mund të përcaktojmë gjithmonë se
çfarë është e mirë për ne — por Perëndia gjithmonë e di se ç’është më e mira për fëmijët e Tij.
Prandaj, kur i paraqesim kërkesat tona përpara Perëndisë, ne duhet ta shikojmë Fjalën e Tij si
udhërrëfyesin tonë dhe të kujtojmë se Ai po punon për t’i përmbushur qëllimet e Tij për jetën
tonë dhe për të na përshtatur me shëmbëllimin e Birit të Tij.
Prandaj, ejani përpara Perëndisë dhe thjesht lypni. Kërkesat tuaja mund të jenë specifike,
të guximshme dhe të formësuara nga Fjala e Perëndisë — dhe atëherë mund të prisni, dhe
në të vërtetë të dëshironi, që Perëndia t’u përgjigjet atyre pikërisht ashtu siç e sheh të
arsyeshme.
