9 Janar 2026

“Ejani tek unë, të gjithë ju të munduar dhe të ngarkuar,  dhe unë do t’ju jap prehje.” MATEU 11:28

Sa herë që merrni ftesa, ndoshta e gjeni veten duke bërë të njëjtat lloje pyetjesh: Nga kush është? Për kë është? Pse ka rëndësi? Ky varg na paraqet një nga ftesat më të bukura në gjithë Besëlidhjen e Re — mirëpo për ta kuptuar më mirë, duhet të bëjmë të njëjtat pyetje.

Së pari, kjo është një ftesë personale. Nuk është ftesë për një program, as nuk është ftesë për një fe apo filozofi që të përfshihet përkrah hinduizmit, budizmit, konfucianizmit, Epokës së Re, humanizmit apo ndonjë “izmi” tjetër që mund të gjendet mes botëkuptimeve të sotme. Kjo është një ftesë nga Vetë Jezusi. Ai po i bën thirrje secilit prej nesh: “Ejani tek unë!”.

Rëndësia e ftesës qëndron në faktin se kush e bën atë. Tek Ungjijtë, Jezusi shpall se kush është Ai: Mesia, Shpëtimtari i botës, Biri i Perëndisë (shih Gjoni 4:25-26; I e Gjonit 4:14). Në saje të këtij identiteti, Jezusi mund të na urdhëronte që të reagonim — por në vend të kësaj, Ai na bën një ftesë.

Dhe kë fton Ai? “Të gjithë ju të munduar dhe të ngarkuar.” Kjo ftesë është gjithëpërfshi rëse. Ai nuk veçon një grup të caktuar nga mesi i një grupi më të madh, por përshkruan të gjithë njerëzimin. Secili prej nesh ka nevojë që t’i dëgjojë këto fjalë, sepse nuk ka asnjë person që figurativisht të mos jetë duke shtyrë andej-këndej një karrocë dore të mbushur me të gjitha shqetësimet, përgjegjësitë, frikërat dhe dështimet me të cilat është e mbushur jeta e tij ose e saj.

Pse ka rëndësi e gjitha kjo? Jezusi na fton të gjejmë “prehje për shpirtrat” tanë. Ai po flet në terma të përjetshëm për një prehje që nuk dështon kurrë. Ai po na bën me shenjë drejt një banketi, dhe madje nuk na kërkon as të sigurojmë veshjet. Ne paraqitemi në banket ashtu siç jemi. Perëndia i merr të gjitha rrobat “Këtu janë veprat e mia të mira”, me të cilat pëlqejnë të vishen shumë prej nesh, i quan lecka dhe i hedh mënjanë. Ai i merr të gjitha rrobat “Jam aq i keq dhe i ngatërruar sa nuk ka shpresë për mua”, dhe i hedh mënjanë edhe ato. Në vend të tyre, Ai na mbulon me “mantelin e drejtësisë” (Isaia 61:10), i cili është siguruar nga Vetë Jezu Krishti. Ne mund t’i japim fund përpjekjes sonë për të bërë diçka nga vetja ose për ta fituar vetë qiellin, atëherë kur të vijmë te Jezusi dhe të marrim nga Ai gjithçka që kemi nevojë dhe që mund të na nevojitet ndonjëherë.

Kjo është ftesa më e mrekullueshme. Sot, për herë të parë ose të njëmijtë, çoji barrët e tua tek Ai. Merre prehjen e Tij.

Ashtu siç jam, pa asnjë kërkes’

Veç t’marr në gjakun tënd unë ndjes’

Se k’shtu që t’më pranosh kam shpres’ —

O Qengj i shenjt’, po vij, po vij.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

MATEU 11:25-30