8 Janar 2026

“Disa banda të Sirisë gjatë një sulmi për plaçkitje kishin marrë me vete nga vendi i Izraelit si robinjë një vajzë të vogël, që kishte përfunduar si shërbëtore e gruas së Naamanit. Ajo i tha zonjës së vet: ‘Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra.’” II I MBRETËRVE 5:2-3

Vuajtja në vetvete nuk e çon një person në një marrëdhënie më të thellë me Perëndinë. Ashtu si ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë, por nuk reagojnë ndaj saj me besim, edhe vuajtja e shkëputur nga besimi dhe shpresa do të na hidhërojë në të vërtetë, ndërkohë që zemrat tona do të ngurtësohen në vend që të bëhen më të buta ndaj Perëndisë. Me fjalë të tjera, vuajtja ose do të na bëjë të vrapojmë drejt Perëndisë, ose të largohemi prej Tij. Në mes të sprovave, duhet të pyesim veten: “A po më bën kjo sprovë të hidhur dhe të pandjeshëm, apo po më bën të dashur dhe të butë?”.

Në mes të Librit të Dytë të Mbretërve, mes historive të monarkëve dhe profetëve, gjejmë një tablo të jashtëzakonshme butësie dhe përulësie përballë dhimbjes së madhe të zemrës, në shembullin e një vajze të vogël izraelite. Sirianët e kishin zënë robinjë këtë vajzë të re gjatë një plaçkitjeje; e kishin larguar nga familja e saj dhe nga Izraeli, dhe e kishin detyruar të punonte në shërbim të Naamanit, një komandanti në ushtrinë siriane. Ç’tragjedi e paimagjinueshme për një fëmijë të vogël dhe për familjen e saj!

Megjithatë, në mes të vuajtjes së saj të madhe, dallojmë një copëz të zemrës së saj të dhemb shur: kur mësoi se zotëria i saj vuante nga lebra, kjo vajzë i tregoi gruas së Naamanit se si mund të shërohej ai. Nëse ajo do të kishte lejuar të hidhërohej, atëherë, kur fjala u për hap nëpër shtëpi se i zoti i saj ishte i sëmurë, ajo mund të kishte dalë në përfundimin: E po, sigu risht që e meriton. Por ajo nuk veproi kështu. Ajo donte më të mirën për armikun e saj, në vend që të shpresonte për më të keqen. Kjo është e jashtëzakonshme. Si mund ta bënte ajo këtë gjë? Sepse me sa duket, përballë zbrazëtisë së saj dhe trishtimit të ndarjes nga familja e saj, ajo ishte kthyer vazhdimisht te Perëndia i saj i dashur dhe te premtimet e Tij.

Ndërsa udhëtojmë përmes vuajtjes sonë dhe ndërsa kërkojmë t’u shërbejmë atyre që janë në mundim të thellë, nuk duhet të harrojmë të kultivojmë një zemër të butë dhe të hapur. A do të jetë e lehtë? Kurrsesi! Mirëpo besnikëria e Perëndisë është kaq e gjerë, kaq gjithëpërfshirëse, saqë mund të na japë forcë edhe në dhimbjen tonë më të thellë. Prandaj, kthehu te Perëndia në çdo rrethanë dhe ngushëllohu me besnikërinë dhe furnizimin e Tij. Kur ta bësh këtë, atëherë mund të jesh në gjendje për të ngushëlluar “ata që janë në çfarëdo mundimi, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne vetë ngushëllohemi nga Perëndia” (II Korintasve 1:4).

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

II KORINTASVE 5:6-21