7 Shkurt 2026

“…Dhe të mos na shtiesh në sprovë.” LUKA 11:4

Bibla na mëson qartë se Perëndia nuk është autori i mëkatit dhe i tundimit: Ai vetë nuk
tundon askënd (Jakobi 1:13). Duke qenë se gjërat janë kështu, pse të lutemi dhe t’i

kërkojmë Perëndisë që të mos na shtjerë në tundim apo sprovë? Çfarë po i kërkojmë saktë-
sisht Perëndisë që të bëjë apo të mos bëjë?

Përgjigjen tonë e gjejmë në dallimin e hollë mes sprovimit dhe tundimit. Kur lutemi
“Zot, mos na shtjer në sprovë”, ajo që po themi në të vërtetë është kjo: “O Perëndi, na
ndihmo të mos lejojmë që sprova që vjen prej teje, të kthehet në një tundim nga Satani për
të bërë të keqen.” Po ashtu, ne i kërkojmë Atij që të mos na shtjerë në sprova pa praninë
dhe fuqinë e Tij, sepse vetëm këto do të na bëjnë që të ecim përmes sprovave me besim dhe
gëzim, në vend që të zhytemi në dëshpërim ose mosbesim.

Prandaj, kjo frazë nga Lutja e Zotit është e rëndësishme, sepse na kujton realitetin dhe
afërsinë e tundimit, gjë që e kemi të nevojshme. Te Zanafilla 4, Perëndia e paralajmëron
Kainin: “…mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por” — dhe
ja ku vjen nxitja — “ti duhet ta sundosh” (Zanafilla 4:7). Mjerisht, Kaini nuk u kthye te
Perëndia për t’i kërkuar Atij që t’i jepte gjithçka që i nevojitej për të sunduar mbi mëkatin,
përkundrazi, e lejoi mëkatin të sundonte mbi të dhe ta shkatërronte. Në Lutjen e Zotit,
Jezusi na mëson që të mos bëjmë të njëjtin gabim.

Duke pasur parasysh prirjen e mëkatit për të na përpirë, ne nuk mund t’i kërkojmë Perëndisë
thjesht që të mos na shtjerë në tundim dhe më pas të besojmë se çështja është trajtuar. Jo,
veprimet tona duhet të korrespondojnë me lutjet tona. Nëse po i kërkojmë sinqerisht ndihmë
Zotit për të mos i shkelur urdhërimet e Tij të shenjta, atëherë nuk duhet ta futim veten në
mënyrë të pamend, pa qenë e nevojshme ose me dashje, në zonën e mëkatit.

Perëndia është njëkohësisht i gatshëm dhe plotësisht i aftë për të na ndihmuar që ta
luftojmë tundimin. Ai është plotësisht i përkushtuar në besëlidhjen e Tij të dashurisë, për
t’u siguruar që asnjë nga fëmijët e Tij nuk do të bjerë në kthetrat e mëkatit. Nuk do të ketë
kurrë një rast në jetën tonë kur tundimi për të mëkatuar të jetë aq i fortë, saqë hiri dhe
fuqia e Perëndisë të mos jenë në gjendje për të na aftësuar që ta durojmë atë; siç na kujton
Shkrimi: “…besnik është Perëndia, i cili nuk do të lejojë që ju të tundoheni përtej asaj që
mundeni, por bashkë me tundimin do të bëjë edhe rrugëdaljen…” (I Korintasve 10:13).
Nuk do të ketë kurrë një dështim për t’i rezistuar tundimit, i cili nuk mund të mbulohet
nga gjaku i Krishtit. Prandaj, në çdo situatë dhe përballë çdo tundimi, mbaj mend këtë: në
Krishtin ne jemi “në anën e fitores”. Ti mund të rezistosh, sepse ke Frymën që të udhëheq
dhe të ruan. Me cilat tundime të rregullta për mosbindje po përballesh tani? Në cilat vende
ose në cilat çaste kthehen në tundime sprovat e tua? Kërkoja Perëndisë ndihmën e Tij tani
— sepse ti ke nevojë për të dhe Ai është gati të të ndihmojë.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

LUKA 4:1-13