4 Shkurt 2026

“…Ardhtë Mbretëria jote.” LUKA 11:2

Mbretëria e Perëndisë është shumë e ndryshme nga çdo mbretëri tokësore që ka ekzistuar ose do të ekzistojë ndonjëherë. Mbretëritë tokësore janë nën ndikimin e sovranëve, fuqia e të cilëve është e kufizuar dhe do të dobësohet në mënyrë të pashmangshme. Por mbretëria e Perëndisë është shumë më tepër se një entitet gjeopolitik apo pjesë historie. Ajo është e përjetshme, universale dhe personale, dhe sundimi i Tij mbi të do të vazhdojë brez pas brezi (Psalmi 145:13).

Ne duhet t’i mbajmë parasysh këto të vërteta atëherë kur lutemi “Ardhtë Mbretëria jote”. Kur ndjekim shembullin e Jezusit dhe lutemi kështu, një nga gjërat që kërkojmë është që sundimi sovran i Perëndisë të vendoset gjithnjë e më shumë në zemrën dhe jetën tonë. Ne po lutemi që ata që e njohin Krishtin të mund të jetojnë gjithnjë e më shumë në një nënshtrim të gëzueshëm ndaj sundimit të Tij.

Ky është një botëkuptim shumë i ndryshëm nga çdo botëkuptim me të cilin përballe mi përditë. Kryesisht, kultura e sotme perëndimore vlerëson arritjet personale dhe vetëmjaf tue shmë rinë. Ne inkurajohemi që të besojmë se i kemi gjërat nën kontroll. Por kur mbretëria e Perëndisë vjen në jetën tonë — kur lutemi që Jezusi të zërë vendin e Tij që i takon mbi fronin e zemrës sonë — atëherë ndodh një revolucion. Ne nuk jemi më sklle vër të mëkatit. Mbreti i krijimit banon në jetën tonë dhe fillon të na përshtatë me shëmbëllimin e Birit të Tij (Romakëve 8:29). Kur lutemi kështu, Fryma e Shenjtë na shërben duke e vendosur sundimin mbretëror të Perëndisë mbi çdo dimension të jetës sonë.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Kur lutemi “Ardhtë Mbretëria jote”, ne po pranojmë gjithashtu se Perëndia është Mbreti i kombeve — se Ai mbretëron mbi të gjitha çështjet e epokës. Isaia e përshkruan Perëndinë sikur u fërshëllen kombeve që të vijnë “nga skajet e tokës; dhe, ja, ato do të vijnë shpejt dhe menjëherë” (Isaia 5:26). Mbreti i thërret kombet ashtu siç mund ta ndjellim ne qenin tonë për të hyrë brenda. Kur Ai fërshëllen, ata vrapojnë për të zbatuar urdhrat e Tij.

Prandaj, ne nuk duhet të pushtohemi nga paniku apo të ndihemi të tiranizuar nga ndonjë ndryshim në qëndrimin e fuqive tokësore. Përkundrazi, ne mund të gëzohemi në Zotin, Mbretin tonë, i cili është sovran mbi të gjitha këto gjëra.

Nuk mund të dështojë e Tija mbretëri, 
Mbi tokën dhe qiellin sundon Ai;
Çelësat e vdekjes dhe të ferrit,
Jezusi ynë i ka në dorë:
Zemrën ngrini lart,
Me zëra këndoni!
Gëzohuni, sërish ju them, gëzohuni!

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

PSALMI 2