4 Janar 2026

“…sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam. Unë di edhe të jem i përulur dhe di edhe të jetoj në bollëk…” FILIPIANËVE 4:11-12 (BIBLA ABS, 2009)

Ne jetojmë në një shoqëri të mbushur me pakënaqësi. Reklamat na programojnë që të jemi lakmues. Megjithatë, çështja reale nuk është aq shumë shoqëria në të cilën jetojmë sesa gjendja e zemrës dhe e mendjes sonë. Ka shumë gjëra që na tërheqin edhe më larg nga të qenët të kënaqur, gjëra që kërkojnë vëmendjen tonë: titujt, zotërimet, ndiki mi ose fama. Megjithatë, të gjitha këto dhe shumë të tjera përpiqen të na e heqin çdo ndjesi gëzimi në atë që na ka dhënë Perëndia, duke na bindur se ajo nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme. Ky kërkim nuk merr fund kurrë.

Megjithatë, Pali mundej të thoshte jo vetëm që ishte i kënaqur, por që mundej të ishte i kënaqur “në gjendjen që [ishte]”. Këtë po kërkojnë të gjithë! Atëherë, cili ishte sekreti? Sekreti ishte që identitetin e tij dhe këndvështrimin e tij për jetën ta mbështeste në mjaftueshmërinë e Zotit Jezu Krisht. Pali nuk u kërkoi njerëzve që të tregoheshin të pandjeshëm përballë vështirësive, apo t’u ofronte atyre një ungjill të rremë të vetëmjaftueshmërisë. Jo, kënaqësia e tij ishte rezultat i faktit që ai ia nënshtroi mendjen dhe zemrën e tij vullnetit të Perëndisë, pavarësisht nga rrethanat me të cilat përballej.

Jo të gjithë njerëzit kanë jetuar edhe në skamje, edhe në pasuri. Jo të gjithë e dinë se si jeton gjysma tjetër e njerëzve. Mirëpo Pali jetoi në të dyja gjendjet. Ai e dinte se ç’do të thoshte të ishte ngrohtë dhe ta kishte barkun plot, dhe e dinte gjithashtu se ç’do të thoshte të kishte ftohtë dhe të ishte i zhveshur. Nëse ai do të kishte gjetur kënaqësi në rrethanat e tij, jeta e tij do të kishte qenë vazhdimisht e paqëndrueshme, duke e lënë të dehur nga luksi i mrekullueshëm në një çast dhe krejt të zhgënjyer nga mungesa e tij në çastin tjetër. Një frymë e tillë e brishtë do ta kishte neutralizuar Palin, dhe kështu ai nuk do të kishte qenë në gjendje për t’i shërbyer Krishtit.

Pali ishte njeri normal me nevoja normale. Në një letër drejtuar Timoteut nga një qeli në Romë, Pali shkroi: “Nxito të vish tek unë shpejt… sill gunën… librat, veçanërisht pergamenat” (II Timoteut 4:9, 13). Miqtë e kishin braktisur dhe atij i mungonin sendet personale. Po, Pali dëshironte të kishte gjëra si veshjet, librat dhe shoqëria — megjithatë, ai e dinte se mund të bënte edhe pa to, sepse paqja e tij mbështetej në diçka më të madhe.

Ashtu si kënaqësia e Palit, edhe juaja mundet dhe duhet të bazohet përfundimisht në bashkimin tuaj me Jezusin. Hiqni dorë nga çdo ambicie tjetër, përveçse që t’i përkisni Atij dhe të qëndroni plotësisht në dispozicionin e Tij. Kur e njihni Krishtin dhe e dini se sa i mrekullue shëm që është Ai — se Ai është gjithçka në të gjitha për ju, më i çmuar se argjendi, më i kushtueshëm se ari, më i bukur se diamantet, dhe se asgjë nga gjërat që keni, nuk krahasohet me Të — mënyra se si i shihni rrethanat dhe masa e kënaqësisë suaj do të transformohen tërësisht.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?