23 Shkurt 2026

“Sepse ata të cilët i paranjohu, edhe i paracaktoi të jenë të një forme me shëmbëllesën
e Birit të tij, për të qenë ai i parëlinduri ndër shumë vëllezër.” ROMAKËVE 8:29

Nuk janë të rralla rastet kur çiftet që janë martuar prej kohësh, i pyesin nëse janë vëlla e motër, për shkak se kanë marrë shumë nga karakteristikat e njëri-tjetrit. Deri diku, kjo ka kuptim, apo jo? Ne bëhemi si shoqëria me të cilën rrimë. E njëjta gjë duhet të jetë e vërtetë për ne në ecjen tonë me Krishtin.

Qëllimi i Perëndisë për jetën tuaj është që t’ju përshtatë me ngjashmërinë e Birit të Tij. Mendoni për këtë: merrni parasysh përsosmëritë njerëzore të Jezusit dhe kuptoni se mund të bëheni si Ai! Perëndia është thellësisht i përkushtuar ndaj këtij qëllimi; kjo është një vepër që Ai premton ta “përfundojë deri në ditën e Krishtit Jezus” (Filipianëve 1:6). Çfarë po bën Perëndia sot? Ne mund ta përmbledhim thjesht kështu: Ai po na bën më të
ngjashëm me Krishtin.

Shumë prej nesh e njohin garancinë që jepet te Romakëve 8:28, se “për ata që e duan Perëndinë, Perëndia i bën të bashkëveprojnë të gjitha për të mirë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij”. Por vargu tjetër na tregon se cila është “e mira” për të cilën Perëndia ynë i plotfuqishëmb po punon në të gjitha aspektet e jetës sonë: “të [jemi] të një forme me shëmbëllesën e Birit të tij.”

Perëndia interesohet shumë më tepër për ngjashmërinë tuaj me Krishtin sesa për rehatinë tuaj. Shpesh, arrihet më shumë përparim frymëror përmes zhgënjimit dhe dështimit sesa përmes suksesit dhe të qeshurave. Edhe pse nuk duhet t’i kërkojmë vështirësi, mund ta kuptojmë se Ati ynë i di më mirë gjërat dhe se asgjë nuk e befason Atë. Kur përjetojmë lutje “pa përgjigje” ose kur sfidat dhe dhimbja jonë vazhdojnë shumë më gjatë nga sa dëshi-
rojmë, ne gjejmë shpresë kur shohim se qëllimi i përjetshëm i Perëndisë po përmbushet në dhe përmes jetës së fëmijëve të Tij.

Ju dhe unë nuk jemi të vetmit që kemi përjetuar valë domethënëse dëshpërimi të heshtur ose zhgënjimi të vazhdueshëm, kur tundohemi të pyesim: “Çfarë po bën Perëndia ?”. Çfarë po bënte Ai kur përndjekësit e Stefanit hoqën rrobat e tyre dhe e qëlluan me gurë (Veprat e Apostujve 7:58)? Çfarë po bënte Ai kur Pali u dëbua nga Damasku, kur e zbritën nga muri në një kosh (9:25)? Çfarë po bënte Ai kur Pjetri u burgos nga mbreti Agripa (12:3)? Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë për t’u dalluar, Ai po e përmbushte planin e Tij të përjetshëm: që t’i bënte ndjekësit e Tij më të ngjashëm me Jezusin, ndërsa ata po shkonin drejt shtëpisë së tyre me Jezusin.

Ky është burimi i shpresës suaj kur zgjoheni në mëngjes. Pavarësisht nëse bie shi ose shkëlqen dielli, pavarësisht nëse përjetoni kënaqësi ose zhgënjim, sigurisht që Perëndia do t’i përmbushë qëllimet e Tij në jetën tuaj gjatë ditës. Ati juaj qiellor ka një plan dhe një qëllim për secilin që Ai e quan të Tijin. Ju mund të jeni në gjendje të shihni se si Ai po e bën atë punë në kohë reale ose pas disa muajsh, ose ndoshta nuk do ta shihni, derisa të jeni me Krishtin në përjetësi. Por dijeni këtë: sot është një ditë tjetër kur Ati juaj do t’ju bëjë më të ngjashëm me Birin e Tij.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

ROMAKËVE 8:26-39