13 Shkurt 2026

“Kështu thotë Perëndia, ZOTI, që ka krijuar qiejt dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën
dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymë popullit dhe frymë atyre që ecin në të: ‘Unë, ZOTI,
të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj…’”
ISAIA 42:5-6

Në vitin 1932, Albert Einstein-i vërejti: “Situata jonë në këtë botë duket e çuditshme.
Secili prej nesh shfaqet këtu i paftuar dhe në mënyrë të pavullnetshme për një qën-
drim të shkurtër, pa i ditur arsyet dhe rrjedhojat.” Në të vërtetë, nuk do t’ju duhet të
dëgjoni për shumë kohë përpara se njerëzit të thonë se jetojmë në një botë fati, ku historia
thjesht përsëritet dhe nuk ka një qëllim të përgjithshëm në univers. Nëse kjo është e vër-
tetë, atëherë është e vështirë të gjesh domethënie në jetë. Nuk mund të bësh asgjë tjetër,
përveçse të jetosh dhe pastaj të vdesësh.

Perëndia flet në mungesën e qëllimit që rezulton nga kjo pikëpamje për realitetin. Ai
shpall realitetin përfundimtar që ndryshon gjithçka: Veten e Tij. Perëndia paraqet Veten,
duke zbuluar kështu identitetin e Tij: “Unë [jam] ZOTI.” Emri i Perëndisë (këtu, “ZOTI”)
nuk është thjesht emri me të cilin e thërrasim Atë; ky emër shpreh qenien e Tij. Emrat e
shumtë të Perëndisë në Bibël japin informacion domethënës se kush është Ai: i përjetshëm,
vetekzistues, sovran… dhe shumë më tepër se kaq!

Ndërsa Perëndia flet, Ai, gjithashtu, zbulon fuqinë e Tij. Qiejt janë projekti i Tij dhe Ai
ka shtruar tokën, dhe i jep formë e jetë gjithçkaje që vjen prej saj. Qëndrueshmëria dhe
prodhimtaria e krijimit janë të bazuara te Krijuesi. Ne nuk jemi produkt i ndonjë rritjeje
vetekzistuese evolucionare, por jemi produkt i veprimit të drejtpërdrejtë të një Projektuesi.
Ne nuk mund ta kuptojmë dot ekzistencën tonë të ndarë nga Perëndia. As nuk u krijuam
që ta gjejmë qëllimin pa Të.

Dhe cili është qëllimi i Perëndisë tani për gjithçka që Ai ka bërë? Të sjellë drejtësinë mbi
tokë nëpërmjet shpëtimit. “Unë [jam], ZOTI, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë
për dore, do të të ruaj dhe do të të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve…” Këtu
Ai nuk po na flet neve, por po i flet Birit të Tij, Shërbëtorit që paraqet Isaia. Kur kemi
nevojë për këshillë, për miqësi, për falje, për shpëtim, Perëndia ka thënë: “Ja shërbëtori im,
që unë përkrah” (Isaia 42:1).

Kurrë nuk do të jemi aq të kënaqur në jetë, sa atëherë kur të zbulojmë realitetin tonë
përfundimtar në Krishtin. Prej atij realiteti, ne gjejmë qëllimin tonë: “të përlëvdojmë
Perëndinë dhe të kënaqemi në Të përgjithmonë”. Nëse dëshironi të njihni qëllim dhe
përmbushje në jetë, mjafton vetëm ta përqafoni Shërbëtorin e Zotit dhe të gëzoheni në
Të, duke e përlëvduar Perëndinë ashtu siç bëri Simeoni: “sepse sytë e mi e panë shpëtimin
tënd, që ti përgatite përballë të gjithë popujve; dritë për zbulesë ndaj kombeve dhe lavdi
ndaj popullit tënd, Izraelit” (Luka 2:30-32).

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

ISAIA 42:1-13