11 Shkurt 2026

“Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë
Mbretërinë e Perëndisë?…”
I KORINTASVE 6:9

Asgjë nuk na përcakton ne besimtarët më shumë se anëtarësia jonë në mbretërinë e Jezu
Krishtit. Kjo është pjesë e asaj që i bën të krishterët unikë. Tani jemi anëtarë të një
mbretërie krejt të re. Mund të jemi të zinj apo të bardhë, të pasur apo të varfër, meshkuj
apo femra, por ajo që na bashkon është besnikëria jonë ndaj një Mbreti — domethënë ndaj
Jezusit. Ne marshojmë sipas udhëzimeve të Tij, gëzohemi mes trupave të Tij dhe kënaqemi
kur bëjmë vullnetin e Tij.

Mbretëria e Perëndisë është mbretëri drejtësie. Karakteri i tij është përsosmëri, standar-
det e Tij janë të shkëlqyera, dhe Ai nuk mund ta shohë me sy mëkatin. Prandaj, Pali para-
lajmëron që ata që e mohojnë karakterin e Tij dhe i hedhin poshtë standardet e Tij, “nuk
do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. Një stil jete i karakterizuar nga ligësia, rebelimi
dhe vetëmjaftueshmëria nuk përputhet me sundimin e Krishtit — prandaj, vendimi për ta
kaluar jetën në atë mënyrë është një vendim për të jetuar jashtë kufijve të mbretërisë së Tij.

Duhet të kemi parasysh që Pali nuk po u referohet veprimeve të izoluara të padrejtësisë.
Asnjë anëtar i mbretërisë së Krishtit nuk jeton një jetë të pamëkatë në këtë anë të lavdisë
së përjetshme. Përkundrazi, Pali po i referohet dikujt që e ndjek ose e toleron vazhdimisht
mëkatin. Ai ka në mendje atë lloj jete që shpall: “Nuk dua që Perëndia të ndërhyjë në
zgjedhjet e mia, e megjithatë dua të jetoj me nocionin se në të vërtetë i përkas mbretërisë së
Tij dhe se i dua të gjitha përfitimet e asaj mbretërie.”

Perëndia i vendos kufijtë e mbretërisë. Thjesht nuk është e vërtetë që të gjithë të jenë
brenda saj, pavarësisht se kush janë, çfarë besojnë apo çfarë duan! Ai nocion mund të
tingëllojë shumë i këndshëm, por thjesht nuk është ajo që na mëson fjala e Perëndisë —
askush tjetër, përveç Perëndisë, nuk vendos se kush është në mbretërinë e Tij.

Perëndia thotë se do të ketë një ditë gjykimi. Në të vërtetë, Jezusi do të kthehet në
lavdinë e Tij dhe “do të mblidhen përpara tij të gjitha kombet, dhe ai do t’i ndajë ata
nga njëri-tjetri”, për të hyrë ose në mbretërinë e Perëndisë, ose në rrënimin e përjetshëm
(Mateu 25:32). Kjo mbretëri nuk është një ide që Jezusi e paraqiti diku gjatë udhës, për të
korrigjuar një të metë në sistem. Kjo mbretëri ishte planifikuar që nga përjetësia.

Gjykimi i ardhshëm duhet të krijojë një ndjesi urgjence në ungjillëzim dhe duhet të na
bëjë të tregohemi të sinqertë në lidhje me mëkatin tonë, si dhe të pamëshirshëm ndaj tij.
Ne duhet t’i paraqesim botës — dhe t’i predikojmë vetes — një Shpëtimtar të gjallë në
personin e Jezusit, i cili do të bëjë pikërisht atë që tha se do të bëjë. Vetëm duke e pranuar
mëkatin tonë dhe nevojën tonë për një Shpëtimtar, do ta trashëgojmë këtë mbretëri të
përjetshme të Perëndisë.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

LUKA 13:22-30