“Dhe Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia
pushoi nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe bërë.” ZANAFILLA 2:3
Njerëzimi është kulmi i krijimit. Ne nuk jemi thjesht majmunë të zhvilluar; vetëm ne,
nga i gjithë krijimi i Perëndisë, jemi krijuar sipas shëmbëllimit të Tij (Zanafilla 1:27).
Ne jemi krijesa, sepse jemi krijuar nga një Krijues — por jemi gjithashtu unikë mes të
gjitha krijesave, sepse jemi bërë në ngjashmëri me Perëndinë. Njerëzimi zotëron një dinji-
tet të patjetërsueshëm dhe Perëndia dëshiron që ne ta respektojmë Krijuesin tonë dhe të
jetojmë në marrëdhënie me Të.
Nëse njeriu është kulmi i krijimit, atëherë pushimi është qëllimi përfundimtar i krijimit.
Kur Perëndia e përfundoi veprën e Tij krijuese, Ai pushoi. Kjo nuk do të thotë se Ai pushoi së
qeni i pranishëm ose veprues në botën e Tij, por që Ai pushoi së krijuari. Nuk kishte nevojë për
përmirësime apo shtesa të mëtejshme. Asgjë nuk kishte nevojë që të zhbëhej ose të ripërpuno-
hej. Plani madhështor i Perëndisë — dëshira e Tij për qeniet njerëzore — është që edhe ne të
mund të jetojmë me Të në ditën e mrekullueshme të pushimit që nuk do të perëndojë kurrë.
Te Zanafilla 1, në tregimin për krijimin përsëritet fraza “dhe u bë mbrëmje dhe u bë
mëngjes” për secilën nga gjashtë ditët e para. Por kur shkon në ditën e shtatë, modeli prishet.
Dita e shtatë, nëse mund ta themi kështu, është një ditë e vazhdueshme në të cilën Perëndia
po kërkon një popull për Veten e Tij. Ai është duke e sjellë njerëzimin në një marrëdhënie me
Veten e Tij, duke siguruar për ta, duke i mbrojtur, duke u dhënë atyre shoqëri me njëri-tjetrin
dhe duke u lejuar atyre autoritet mbi krijimin e Tij.
Një pjesë e qëllimit të shabatit, siç udhëzohemi te Dhjetë Urdhërimet, ishte që t’i ndihmon-
te izraelitët të kuptonin këtë: planin përfundimtar të Perëndisë për jetën (Eksodi 20:8-11).
Përmes pushimit dhe reflektimit, ata do të meditonin për kuptimin e plotë që ka të jetuarit
si popull i Perëndisë nën sundimin dhe bekimin e Tij.
Kur Jezusi i thërret njerëzit pranë Vetes, Ai thotë: “Ejani tek unë, të gjithë ju të mun-
duar dhe të ngarkuar, dhe unë do t’ju jap prehje… dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat
tuaja” (Mateu 11:28-29). Shkrimtari i Hebrenjve e merr atë ide dhe shpall: “Rrjedhimisht,
mbetet një kremtim shabatik për popullin e Perëndisë” (Hebrenjve 4:9). Ajo që u projek-
tua në bukurinë e Edenit dhe u shkatërrua në rënien e njeriut në mëkat, do të ripërtërihet
ditën kur të hyjmë në praninë e Perëndisë. Tani e përjetojmë prehjen kur e sjellim mëkatin
tonë te Jezusi, që Ai ta trajtojë, si dhe shqetësimet tona që Ai të na ndihmojë. Një ditë
do të përjetojmë prehjen e përsosur të jetës së ringjalljes në një botë të ripërtërirë dhe
të mbushur me shenjtërinë e Perëndisë tonë të përsosur. Kjo është një perspektivë për të
mbushur fushëpamjen tonë dhe për të riorientuar zemrat tona në ditët më të mira dhe në
ato më të këqija në këtë botë. Është e vërtetë që një ditë do të pushojmë në paqe.
Ndërsa ecim drejt kësaj së ardhmeje, modeli i Perëndisë duhet të jetë modeli që imitoj-
më. Siç urdhëroi Perëndia, ne duhet ta nderojmë Ditën e Zotit — dhe të gjejmë kohë për
të menduar për gjithë sa Ai dëshiron për ne, që të shijojmë një jetë në bashkësi me Të dhe
të bashkohemi me Të, ndërsa Ai po kërkon në mënyrë aktive një popull për Veten e Tij.
