“Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës.” PSALMI 32:3-4
Ata që punojnë në fushat e psikologjisë, psikiatrisë dhe shërbimeve sociale shpesh balla- faqohen me një lidhje të fortë mes asaj që po ndodh në zemrën dhe mendjen e një personi dhe asaj që shfaqet në trupin e atij personi. Fjala e Perëndisë flet për këtë lidhje dhe pastaj shkon edhe më thellë, pasi në të na thuhet se ka një lidhje mes gjendjes së trupit dhe gjendjes së shpirtit.
Te Psalmi 32, Davidi flet në mënyrë shumë personale me Perëndinë, duke e pranuar mun- dimin që përjetoi teksa fshihej nëpër hije dhe refuzonte ta rrëfente mëkatin e tij kundër Bath- shebës, si dhe vrasjen e bashkëshortit të saj, Uriahut (shih II i Samuelit 11). Përmes Davidit, Fryma na mëson se ka një lidhje mes ndërgjegjes së munduar dhe mungesës së pendimit, dhe mirëqenies sonë fizike. Ata që ishin në rrethin e ngushtë të Davidit, mund të mos kenë qenë të vetëdijshëm për atë që po ndodhte në sferën frymërore brenda tij, mirëpo ata nuk mund t’i kishin shmangur dot treguesit e asaj që po i ndodhte atij në sferën fizike.
Përshkrimi që ai na jep, është informacion shtesë për tregimin e tij diku tjetër: “Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur. Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje” (Psalmi 38:10-11). Kjo është një tablo shumë dërrmuese.
Davidi e pranoi gjendjen e tij ashtu siç ishte realisht: një ndëshkim. Në Bibël thuhet qartë se ka një pasojë të natyrshme për epshin, teprimet dhe shpërfilljen e urdhërimeve të Perëndisë (shih Romakëve 1:24-25) — dhe Davidi ishte fajtor për të gjitha këto. Dobësia, rënia në peshë, pagjumësia, ndjesia e refuzimit, melankolia, ankthi dhe dëshpërimi i ndjekin shpesh nga pas njerëzit që përpiqen ta fshehin mëkatin e tyre nga Perëndia dhe të mos e pranojnë as vetë.
Ajo që e përtëriu Davidin, nuk ishte një hov i shëndetit apo të shkuarit më herët në shtrat, përkundrazi, ishte fakti që ai trajtoi shkakun bazë — mëkatin e tij: “Para teje prano- va mëkatin tim… dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim” (Psalmi 32:5). Perëndia bëri që dora e Tij të rëndonte mbi Davidin derisa ai e vendosi mëkatin e tij në duart e Perëndisë dhe i kërkoi Atij që ta trajtonte. Për ne është bekim kur Perëndia nuk na lejon ta harrojmë mëkatin tonë — kur ndiejmë mundim fizik për shkak të sëmundjes sonë frymërore. Kjo është mënyra e Tij për të na sjellë në pikën që të bëjmë atë që kemi më shumë nevojë të bëjmë: të rrëfejmë mëkatin tonë dhe të kërkojmë falje për të.
Mos vallë po e fsheh mëkatin? Mos e mbulo atë; rrëfeje! Kur kërkoi faljen e Perëndisë, Davidi përjetoi një lehtësim çlirues nga dhimbja dhe shqetësimi i tij. Edhe ju mund ta për- jetoni atë gëzim, sepse premtimi i fjalës së Perëndisë është: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë, që të na i falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo padrejtësi” (I e Gjonit 1:9).