Pastor John MacArthur e fillon librin “Liria dhe fuqia e faljes” me shqyrtimin e doktrinës së shfajësimit — themeli për çdo mësim në lidhje me faljen. Më pas ai paraqet parime të fuqishme dhe koherente të faljes, duke u dhënë përgjigje disa pyetjeve të zakonshme si: “Pse na duhet të kërkojmë faljen e Perëndisë përderisa Ai na ka shfajësuar tashmë?”, “Si duhet të reagojmë ndaj fyerjeve të vazhdueshme që na bëhen?”, “Kur është e përshtatshme rimëkëmbja?”.