Puna e pastorit rrallëherë është e lehtë. Pavarësisht nga konteksti në të cilin shërben, ka të ngjarë që ai të përballet me trysni të panumërta të cilat vijnë nga kultura përreth, nga vetë bashkësia e tij, dhe madje nga zemra, mendja dhe shpirti i tij. Përballë sfidave të tilla, vendi më i sigurt për t’u mbështetur është vetë Fjala e Perëndisë, e cila na ofron një vizion inkurajues për rolin e pastorit, si dhe urtësi në përmbushjen e saj.
Në këtë përmbledhje predikimesh dhe leksionesh, Alistair Begg-u i drejton ata që tashmë janë pastorë, ata që dëshirojnë të bëhen të tillë, ata që janë në trajnim e sipër, si dhe udhëheqësit vullnetarë, te mësimet e Biblës në lidhje me vetë natyrën e punës pastorale. Si duket një shërbesë e dhënë nga Perëndia? Si ndihmojnë pleqtë në përkujdesjen pastorale ndaj popullit të Perëndisë? Si mund ta komunikojnë udhëheqësit e kishës një vizion të ungjillit në bashkësitë e tyre? Përgjigjjet mund të gjenden në vetë faqet e Shkrimit, të cilin Perëndia na e ka dhënë si detyrë, që ta shpjegojmë dhe ta shpallim. Studioni bashkë me Alistair-in dhe zbulojini sërish këto të vërteta.