Në Evropën e viteve 30-40, mbiu një e keqe e madhe. Shpejtësia e rritjes dhe përhapjes së saj ishte marramendëse. Në të, jo pak njerëz vunë shpresat për një të nesërme më të mirë; e megjithatë ajo ishte rruga drejt degradimit total të shpirtit dhe fizikut njerëzor. Ajo ishte rruga drejt humnerës gjigande ku humbi arsyeja, ndërgjegjja.
Në atë kohë, gjithsecili, më shumë se kurrë më parë, kishte nevojë për një VEND TË FSHEHTË, për t’ju ruajtur kësaj të keqeje që kishte pllakosur.
Ky libër pasqyron pikërisht këtë: VENDIN E FSHEHTË, ku gjithkush, në çdo kohë, mund të gjejë strehë.

Zellplotë 




