Libri është një alegori përmes së cilës përshkruhet jeta e një të krishteri që udhëton nga kjo botë për në Qytetin Qiellor (Parajsë). Protagonisti (i Krishteri) lexon një libër (Biblën) dhe ndien e zbulon se në shpinën e tij ka të lidhur një barrë (që simbolizon mëkatin dhe turpin e tij). Një burrë me emrin Ungjillor e takon dhe e drejton te një portë, ku mund të nisë shtegtimi i tij. Miqtë e tij i luten që të mos largohet, por ai vazhdon derisa mbërrin te kryqi dhe varri bosh i Jezus Krishtit. Rripat e barrës së Udhëtarit zgjidhen te kryqi dhe kështu ai vazhdon sshtegtimin, ndonëse mes shumë vështirësive e peripecive, deri në çastin kur detyrohet “të kapërcejë lumin” për të hyrë, më në fund, në Qytetin Qiellor.

Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit 





