Parashqevia ishte më e vogla e dhjetë fëmijëve Qiriazi. Në vitin 1919, kur mbijetesa e Shqipërisë ishte në fije të perit dhe me të po luhej si ushtar shahu nga Fuqitë e Mëdha, ajo u nis nga Nju-Jorku për në Francë, me anijen SS Espagna. Ajo ishte e vetmja grua në delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes dhe nga të paktat të dërguara nga çdo vend. Në Paris, kjo shqiptarkë 152 centimetra qëndroi dallueshëm në mesin e një deti burrash politikanë. Ajo na e dëshmon në ditarin e saj të vitit 1919, si dhe në letërkëmbime, artikuj gazetash dhe në periodikun e saj Yll’ i Mëngjezit, një pjesë e mirë e të cilave botohen për herë të parë.

Disiplinat e një familjeje të perëndishme
Vëllezër, nuk jemi profesionistë 




