Kur arrimë në Korçë, ishte mjaft errët. Qyteti ishte i qetë dhe era po frynte ëmbël edhe të pushtonte me gëzim. Togje-togje fëmijët po këndonin nëpër lëndina dhe depërtonin errësirën me zërat e tyre plot ëmbëlsirë edhe gëzim. Këngët e tyre patriotike më ngjallën shpresën edhe kështu munda për pak kohë të harroj gjithë ato që më patën turbulluar shpirtin tërë ditën. Të nesërmen shumë miq erdhën të më pjekin edhe të marrin vesh të rejat e ditës. Mjegulla që mbretëronte përmbi vendin që lashë ditën e parë, ende nuk kishte arrirë në Korçë, po pas ca ditësh zu të shfaqet pak nga pak, gjersa viset e Korçës u pushtuan rreth e përqark, edhe nuk merrnim dot vesh ngjarjet e jashtme.
– Sevasti Qiriazi-Dako, 1917

Ungjilli
Shenjtëria e Perëndisë (Udhëzues Studimi) 





