Gjergj Qiriazi ka qenë organizatori kryesor i Kongresit të Manastirit, si për përgatitjen, ashtu edhe për zhvillimin e punimeve dhe mbylljen e tij me sukses. Ky libër trajton jetën dhe veprimtarinë e tij, nëpërmjet qindra burimeve të panjohura deri tani. Në këto shkrime lexojmë thënie mbresëlënëse si kjo e Gjergjit më 1910: “Shqiptari nuk është ai tip njeriu që të rrijë kryeulur me durim të pandërprerë nën shtypjen dhe keqtrajtimet. Ai është një europian, krenar për traditat e veta të larta të etnisë e të lirisë.”







