Gjatë leximit vëmendjen ma tërhoqën pjesët biblike, që nuk janë pak, dhe që dëshmojnë si lutjet e dëshpëruara të një njeriu të mbetur vetëm në një ishull ku nuk gjente asnjë mundësi shpëtimi e nevojën për praninë e providencës hyjnore, ashtu edhe ungjillëzimin e një kanibali që ushqehej me njerëz. Në bisedë me një të afërm, duke i folur gjerë e gjatë për përjetimet e mia të leximit të Robinsonit, ai nuk la pa shfaqur habinë e tij, duke më thënë që e kishte lexuar Robinson Kruzonë vite më parë dhe ishte i sigurt që vepra nuk kishte motive biblike.
Censura e letërsisë së përkthyer në Shqipërinë totalitare: Rasti Robinson Kruzo
800 L

Mos ji vetvetja
Liria dhe fuqia e faljes 





