13 qershor – Ditët e mia janë në dorën tënde

“Por unë kam besim te ti, o ZOT; kam thënë: ‘Ti je Perëndia im’. Ditët e mia janë në dorën tënde; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin. Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.” PSALMI 31:14-16

Shumica prej nesh janë një përzierje emocionesh dhe përvojash. E mira, e keqja dhe e shëmtuara na prekin rregullisht. Çështja kryesore është se çfarë bëjmë ne me këto ndje- nja dhe përvoja. Si e formon të qenët besimtar mënyrën se si e shohim botën tonë? “Ditët e mia janë në dorën tënde” është një pohim me shtatë fjalë për t’u kujtuar të krishterëve se, pavarësisht nga fatkeqësitë dhe vështirësitë, ne jemi nën kujdesin e Perëndisë të Gjithë- pushtetshëm.

Në vargjet hyrëse të Psalmit 31, duket qartë se Davidi është në ankth. Ndërsa lexojmë më tej, vetëm disa vargje më pas, duket se e gjejmë atë në një pozitë sigurie, mirëpo ai kthehet menjëherë në gjendjen e ankthit. Ky cikël dhimbjeje dhe gëzimi nuk është një përvojë e paza- kontë për pelegrinin e krishterë. Në fakt, përsëritja e zhgënjimit dhe e shqetësimit është mjaft e zakonshme përgjatë shtegut të besimit.

Në librin e saj “Vendi i fshehtë”, Corrie ten Boom tregon historinë se me sa padurim e priste udhëtimin e saj të parë me tren. Edhe pse udhëtimi ishte shumë javë larg, ajo shkon- te rregullisht te babai i saj dhe e pyeste nëse i kishte blerë biletat. Ai i thoshte vazhdimisht se i kishte blerë. Ajo e kuptoi që problemi i saj ishte mungesa e besimit te babai i saj; ajo nuk besonte se ai do të kujdesej për gjithçka. Corrie ishte e shqetësuar se ai do ta humbiste biletën e saj dhe se, në njëfarë mënyre, ajo nuk do të kishte biletë në ditën e udhëtimit. Në atë histori, ajo mësoi se Perëndia na e jep biletën në ditën që bëjmë udhëtimin dhe jo më parë. Sigurisht që Ai është shumë më i aftë se ne për ta ruajtur atë.

Në shtegtimet tona përmes dhimbjeve të zemrës, zhgënjimit, humbjes së njerëzve të dashur dhe dështimeve personale, ne mund të mësojmë se kjo është pa dyshim e vërtetë. Prandaj, ne duhet t’i besojmë Atij. Ditën që do të bëjmë udhëtimin nga koha në përjetësi, nëse e njohim Krishtin, e dimë se Ai do të na e japë biletën. Nëse ajo ditë është sot, atëherë bileta është në rrugë e sipër. Nëse jo, atëherë ç’dobi ka të rrimë zgjuar dhe t’i lejojmë emo- cionet tona të na kontrollojnë dhe shqetësimet tona të na rrethojnë?

Ne nuk jemi në mëshirën e forcave arbitrare dhe jopersonale; jemi në dorën e Perëndisë tonë të dashur. Ai na thotë: Ejani tek unë, të gjithë ju të munduar dhe të ngarkuar. Ejani tek Unë me të gjitha barrët, frikërat, panikun, ankthet dhe dhimbjet tuaja. Merrni mbi vete zgje- dhën Time. Jetoni nën sundimin Tim të dashur, sepse zgjedha Ime është e mirë dhe barra Ime është e lehtë, dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj, përgjithmonë (shih Mateu 11:28-30).

Kjo është siguria jote. Ditët e tua — qofshin të shkurtra apo të gjata, të pasura apo të varfra, të trishtuara apo të lumtura — ato janë në dorën e Tij. Ai do të të japë vepra të mira për të bërë çdo ditë. Më pas, në ditën tënde të fundit, Ai do të të çojë të sigurt në vendin ku ditët e tua do të jenë pafundësisht të gjata, aq të pasura sa s’mund ta imagjinosh dhe aq të lumtura sa s’mund të shpjegohet.