Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne
Ky plan leximi, i lehtë për t'u përdorur, do t'ju drejtojë në katër pasazhe Shkrimi çdo ditë, duke ju dhënë kështu një hartë udhëzuese për leximin e të gjithë Biblës brenda një viti.
Në leximet e sugjeruara prej tij, M'Cheyne e ndan planin në dy pjesë: njërën për lexim personal dhe tjetrën që mund të përdoret për t'u lexuar bashkë si familje. Duke përdorur këtë plan ditor leximi deri në fund të vitit, ju do ta keni lexuar Dhiatën e Vjetër një herë, kurse Dhiatën e Re dhe Psalmet, dy herë!
Kopjen fizike të kalendarit të leximit të Biblës mund ta gjeni në librarinë e Qendrës Stefan dhe pranë Qendrës IGNIS, nga data 8 janar 2024.
PDF - Shkarkoje Falas