Krishti,Dhjata e vjeter

Dhjetor 2021                                                                       


Një nga pikat kryesore të librit të Hebrenjve është që sistemi i adhurimit të besëlidhjes së vjetër është një hije e zëvendësuar prej Krishtit. Andaj, Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve me realitetin. (Këtë mund ta shohësh te Hebrenjve 8:5, ku thuhet se priftërinjtë “shërbejnë sipas shembullit dhe hijes së gjërave qiellore.”) Le të marrim në konsideratë gjashtë hije të tilla, të cilat
ardhja e Krishtit i zëvendëson me realitetin.

1. Hija e priftërisë së besëlidhjes së vjetër

“Dhe ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të mbeteshin përgjithnjë, kurse ai, mbasi mbetet përjetë, ka priftëri të patjetërsueshme.” (Hebrenjve 7:23-24)

2. Hija e sakrificës së Pashkës

“Fshijeni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.” (1 e Korintasve 5:7)

3. Hija e tabernakullit dhe e tempullit

“Dhe kryesorja e atyre gjërave, që po themi, është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili u ul në të djathtë të fronit të Madhërisë në qiej, shërbenjës i shenjtërores dhe i tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Zoti e jo njeriu.” (Hebrenjve 8:1-2)

“Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ‘Prisheni këtë tempull dhe për tri ditë do ta ngre!’ Atëherë judenjtë thanë: ‘U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?’ Por ai foli për tempullin e trupit të vet.” (Gjoni 2:19-21)

4. Hija e rrethprerjes
Rrethprerja nuk është asgjë dhe parrethprerja nuk është asgjë, por zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë.” (1 e Korintasve 7:19)

5. Hija e ligjeve të dietës
“Ai u tha atyre: ‘As ju nuk e keni kuptuar? A nuk e kuptoni se njeriun nuk mund ta ndotë çfarë hyn tek ai nga jashtë, sepse nuk hyn në zemër, por në bark e pastaj jashtëqitet?” Kështu Jezui i shpalli të pastra të gjitha ushqimet.” (Marku 7:18-19, Së Bashku)

6. Hija e ditëve të festave
“Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, apo shabate; këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.” (Kolosianëve 2:16-17)

Kuptimi i Krishtlindjes është se thelbi i përket Krishtit. Kjo do të thotë se rituali fetar është si hija e një personi madhështor dhe të lavdishëm. Le t’u largohemi hijeve dhe ta shohim në fytyrë personin (2 e Korintasve 4:6). “Djema, ruani veten nga idhujt (fetarë)!” (1 e Gjonit 5:21)


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2021


Postime të ngjashme