Çliruar Për Të Qenë Pjesë E Familjes Së Perëndisë

Dhjetor 2020


Mateu 10:45

Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave.

Pali e shprehu kështu te Galatasve 4:4-5: “Por, kur erdhi plotësimi i kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të vënë nën ligj, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.”

Me fjalë të tjera, shpengimi, apo çmimi na çliron që të jemi pjesë e familjes së Perëndisë. Ne ishim larguar dhe e kishim shitur veten në skllavëri. Ndaj Perëndia pagoi një çmim dhe na shpengoi nga skllavëria, dhe na futi në shtëpinë e Atit. Për ta bërë këtë gjë, Biri i Perëndisë duhej të bëhej njeri, në mënyrë që të mund të vuante dhe të vdiste në vendin tonë, për ta paguar çmimin.

Ky është kuptimi i Krishtlindjes. Hebrenjve 2:14 thotë kështu:“Sepse, duke qenë se bijtë kanë të përbashkët mishin dhe gjakun, po ashtu edhe ai u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin.”

Me fjalë të tjera, arsyeja pse Krishti mori mbi Vete natyrën tonë të plotë njerëzore, ishte që Ai të mund të vdiste dhe duke vdekur të paguante një çmim dhe kështu të na çlironte prej fuqisë së vdekjes.

Ai vdiq që të na çlironte, në mënyrë që të përfshiheshim në familjen e Tij. Çmimi, në fund të fundit, ka të bëjë me marrëdhënien tuaj me Perëndinë, si Ati juaj i mëshirshëm.


Shkëputur nga libri i John Piper "Agimi i gëzimit të pashkatërrueshëm"


Postime të ngjashme

30 dhjetor, mbrëmje – Besimtar sa për emër apo zotërues i vërtetë i besimit
30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin