lmgm dritez 3

Dhjetor 2021                                                                       


Përgatit udhën

Adventi mund të bëjë për ne atë që Gjon Pagëzori bëri për Izraelin. Mos lejo që Krishtlindja të të gjejë të papërgatitur, frymërisht të papërgatitur. Gëzimi dhe ndikimi i saj do të jetë shumë herë më i madh, nëse je gati!

Që të jesh i përgatitur...

Së pari, medito për faktin që kemi nevojë për një Shpëtimtar. Krishtlindja na padit, para se të na bëhet kënaqësi. “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti” (Luka 2:11). Nëse s’ke nevojë për një Shpëtimtar, atëherë s’ke nevojë për Krishtlindjen. Ajo nuk do të ketë efektin e saj të caktuar derisa ta ndiejmë thellësisht nevojën për një Shpëtimtar. Lejoji këto meditime të shkurtra për Adventin të të ndihmojnë që brenda teje të rizgjohet ndjesia e hidhur dhe njëkohësisht e ëmbël e nevojës për Shpëtimtarin.

Së dyti, përfshihu në një vetëshqyrtim të sinqertë. Periudha e pritjes së Adventit është pak a shumë siç është Kreshma për Pashkën. “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time!/Më provo dhe njihi mendimet e mia!/Dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe/dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.” (Psalmi 139:23-24). Çdo zemër le të bëjë vend për Krishtin... duke e pastruar shtëpinë.

Së treti, krijo një pritje dhe ngazëllim që ka Perëndinë në qendër të shtëpisë tuaj–në mënyrë të veçantë te fëmijët. Nëse ju jeni të ngazëlluar për Krishtin, do të jenë edhe ata. Nëse mund ta bëni Krishtlindjen ngazëlluese vetëm me gjëra materiale, si do të fitojnë fëmijët një etje për Perëndinë? Vëre në punë imagjinatën që ta bësh të dukshme mrekullinë e ardhjes së Mbretit për fëmijët.

Së katërti, kaloni shumë kohë me Shkrimet dhe mësoni përmendsh pjesë të rëndësishme! “A nuk është fjala ime si zjarri?”, thotë Zoti (Jeremia 23:29). Mblidhuni rreth atij zjarri këtë stinë të Adventit. Është ngrohtë, shkëlqen ngjyrat e hirit, është shërim për një mijë lëndime dhe dritë për netët e errëta.


John Piper (@JohnPiper) është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2021


Postime të ngjashme

Për çfarë duhet të lutemi?
Krishtlindja është misteri më i madh
>