artikull

Tetor 2022


  1. Lutu. Jezusi tha: “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq” (Gjoni 6:44). Shpëtimi është vepër e Perëndisë, prandaj ne duhet t’ia kërkojmë atij ta bëjë atë.
  2. Bëj pyetje dhe nxit vetë-reflektim. Bëj pyetje të mira, të cilat i nxisin njerëzit të reflektojnë për jetën, bindjet e tyre, dhe pretendimet që po bën. Pastaj dëgjoji përgjigjet e tyre! Do të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë ata dhe shqetësimet e tyre.
  3. Përdor Biblën. Kur përdorim Biblën për të ungjillëzuar miqtë tanë, duhet t’u tregojmë se nuk po u ofrojmë thjesht idetë tona–ne po u tregojmë atë që Perëndia ka shfaqur për veten e tij, për mëkatin dhe për Birin e tij.
  4. Ji i qartë. Kur përdorim fjalë si “Perëndi” apo “mëkat”, njerëzit mund të kenë ide shumë ndryshme për kuptimin e atyre fjalëve. Prandaj, përkufizoji fjalët kyç si “mëkat” dhe “besim”. Sigurohu që dëgjuesi yt e kupton mirë atë që po i thua.
  5. Përdor kishën. Padyshim që duhet ta ftosh personin që po ungjillëzon të vijë në kishën tënde, në mënyrë që të mund të dëgjojë ungjillin. Por kisha ka shumë më tepër për të ofruar sesa thjesht ungjillëzim. Jezusi tha: “Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin” (Gjoni 13:35). Dhe tek Efesianëve 3:10, Pali thotë se kisha është shfaqje e urtësisë së Perëndisë edhe për qeniet hyjnore! Kisha duhet të jetë një pamje e qartë e mesazhit që po predikon, prandaj ftoji miqtë e tu jo të krishterë ta shohin qartësisht e me kujdes.

(Ky material është përshtatur nga The Gospel and Personal Evangelism nga Mark Dever, 60-68)


Përktheu: Sara Gjana | Redaktoi: Linea Simeon
Botuar me leje nga  9Marks:  :  https://www.9marks.org/answer/what-are-some-practical-guidelines-evangelizing-well/      
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Etiketa9marks, Ungjilli

Postime të ngjashme

Cilët janë disa mesazhe që njerëzit, në mënyrë të rreme, deklarojnë se janë ungjilli?
Çfarë është një plak kishe?
Askush nuk merr kishën që do
>