maj 9

Maj 2022


Vetëm Perëndia do ta kënaqë një zemër si ajo e Davidit. Dhe Davidi ishte një njeri sipas zemrës së vetë Perëndisë. Kështu u krijuam që të jemi edhe ne.

Ky është thelbi i asaj se çfarë do të thotë ta duash Perëndinë: do të thotë të jesh i kënaqur në Të. Në Të—jo thjesht në dhuratat e Tij, por në vetë Perëndinë, si personi i lavdishëm që Ai është!

Dashuria për Perëndinë do të përfshijë bindjen ndaj të gjitha urdhërimeve të Tij; do të përfshijë besimin në gjithë fjalën së Tij; do të përfshijë falënderimin për të gjitha dhuratat e Tij. Por të gjitha këto janë rezultate. Thelbi i dashurisë për Perëndinë është admirimi dhe kënaqësia në gjithçka që Ai është. Dhe është kjo kënaqësi me Perëndinë që i bën të gjitha reagimet tona të tjera të jenë vërtet përlëvduese për të.

Ne të gjithë e dimë këtë gjë me intuitë, por dhe nga Shkrimi. A ndihemi më tepër të nderuar nga dashuria e atyre që na shërbejnë nga ndjenja e detyrës, apo nga kënaqësitë e bashkësisë?

Bashkëshortja ime nderohet më tepër kur unë them: “Më bën të lumtur të kaloj kohë me ty.” Lumturia ime është një jehonë e vlerës së saj. E njëjta gjë është edhe me Perëndinë. Ai përlëvdohet më tepër në ne, kur ne kënaqemi më tepër në Të.

Asnjëri prej nesh nuk ka arritur të ndiejë kënaqësinë e përsosur në Perëndinë. Shpesh vajtoj për murmuritjen e zemrës time kur humbas ndonjë rehati apo lehtësi tokësore. Megjithatë unë kam shijuar që Zoti është i mirë. Përmes hirit të Perëndisë, tani unë e njoh burimin e gëzimit të përjetshëm.

Prandaj më pëlqen t’i kaloj ditët duke i tërhequr njerëzit drejt gëzimit derisa ata të thonë bashkë me mua: “Për një gjë iu luta Zotit dhe atë kërkoj: të banon në Shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij” (Psalmi 27:4).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>