korrik 9

Korrik 2022


Bibla na jep një pamje të mahnitshme për shpirtin e Jezusit natën para kryqëzimit. Vështro dhe mëso nga mënyra se si Jezusi e luftoi këtë betejë strategjike kundër dëshpërimit apo depresionit.

  1. Ai zgjodhi disa miq të ngushtë që të rrinin me të. “Dhe mori me vete Pjetrin dhe dy djemtë e Zebedeut” (Mateu 26:37).
  2. Ai ua hapi shpirtin e vet atyre dhe u tha: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje” (Mateu 26:38).
  3. Ai u kërkoi atyre që të ndërmjetësonin dhe të luftonin bashkë me Të. “Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua” (Mateu 26:38).
  4. Ai ia hapi zemrën Atit të Tij në lutje: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kupë” (Mateu 26:39).
  5. Ai e mbështeti shpirtin e tij në urtësinë sovrane të Perëndisë. “Megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39).
  6. Ai i përqendroi sytë në hirin e ardhshëm dhe të lavdishëm, që e priste në anën tjetër të kryqit. “Për gëzimin që ishte para tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë” (Hebrenjve 12:2).

Kur në jetën tënde vjen diçka, që duket kërcënuese për të ardhmen tënde, mbaj mend se: tronditjet e para të bombës në zemrën tënde, ashtu si ato që Jezusi ndjeu në Gjetsemane, nuk janë mëkat. Rreziku real qëndron te dorëzimi, nëse u jepesh atyre dhe nuk përfshihesh fare në betejë frymërore. Rrënja e atij dorëzimi të mëkatshëm është mosbesimi—dështimi për të luftuar për besimin në hirin e ardhshëm. Është dështimi për ta çmuar gjithçka që Perëndia premton të jetë për ne në Jezusin.

Në kopshtin e Gjetsemanes, Jezusi na tregon një udhë tjetër. Jo pa dhimbje dhe as pasive. Ndiqe Atë në Gjetsemane! Gjej miqtë e tu të besuar frymërorë! Hapua atyre shpirtin tënd! Kërkoju të rrinë zgjuar bashkë me ty dhe të luten. Derdhe shpirtin para Atit tënd! Mbështetu në urtësinë sovrane të Perëndisë dhe nguli sytë te gëzimi që të pret në premtimet e çmuara dhe madhështore të Perëndisë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>