gusht 8

Gusht 2022


Në gjuhën e sotme do të thoshim: “Zaret hidhen mbi tryezë dhe çdo lojë vendoset nga Perëndia.”

Me fjalë të tjera, nuk ka ngjarje aq të vogla sa Ai të mos i sundojë për qëllimet e Tij. “A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër?”, tha Jezusi. “Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie përtokë pa dashjen e Atit tuaj. Por te ju edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës janë të numëruara” (Mateu 10:29-30).

Çdo hedhje zari në Las Vegas, çdo zog i vogël që bie në pyjet e panumërt–të gjitha janë urdhri i Perëndisë.

Në librin e Jonas, Perëndia urdhëroi një peshk, që të gëlltiste një burrë (1:17), Ai urdhëroi një bimë të rritej për të bërë hije (4:6) dhe urdhëroi një krimb që ta thante atë (4:7).

Shumë më lart se jeta e peshqve dhe e zogjve, yjet zënë vendin e tyre dhe qëndrojnë aty me urdhrin e Perëndisë.

Ngrini sytë tuaj lart dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij asnjë nuk mungon. (Isaia 40:26)

Kjo është akoma më e vërtetë për ngjarjet natyrore të kësaj bote–nga moti te fatkeqësitë, te sëmundja, te paaftësitë, te vdekja.

Ligjin e tij përforcon;
aty ku yjet qëndrojnë
me diellin në orbitën e tij në bindje ndriçojnë;
kodrat dhe malet,
lumenjtë dhe burimet,
thellësitë e oqeanit
shpallin se hyjnor ai është.
(“Let all things now living”, Katherine Davis)

Prandaj le të mahnitemi dhe ta ruajmë paqen, duke e ditur që asnjë ngjarje natyrore nuk është jashtë qëllimeve të mira dhe të mençura të Perëndisë dhe jashtë kontrollit të Tij të përsosur.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

30 Nëntor – Turpi triumfues i kryqit
>