spurgeon dev 03 dhjetor pm
December 2023

Zoti i fortë në betejë.

Psalmi 24:8

Perëndia është i lavdishëm në sytë e popullit të Vet, sepse ka bërë kaq shumë mrekulli për ta, në ta dhe me anë të tyre. Për ta, Zoti Jezus nuk la armik pa mposhtur në kodrën e Kalvarit, duke i thyer copë-copë të gjitha armët e armikut, me anë të veprës së Tij të përfunduar të bindjes së kënaqshme; me anë të ringjalljes ngadhënjimtare dhe ngjitjes në qiell, Ai i shoi një herë e mirë shpresat e ferrit, duke e zënë rob skllavërinë, duke ua treguar vendin armiqve të Tij përpara të gjithëve, si dhe duke ngadhënjyer mbi ta me anë të kryqit. Çdo shigjetë fajësimi që Qoftëlargu mund ta ketë hedhur mbi ne, është thyer, sepse kush mund t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Të dështuara janë shpatat e mprehta të keqdashjes së ferrit dhe betejat e pambarim të farës së gjarprit, sepse mes njerëzve të Perëndisë, sakatët e kapin prenë dhe ushtarët më të pafuqishëm kurorëzohen. 

Besimtarët gjithashtu do ta adhurojnë Zotin Jezus për fitoret e Tij në ta, sepse shigjetat e urrejtjes së tyre të natyrshme janë thyer, ndërsa armët e kryengritjes së tyre janë asgjësuar. Ç’fitore të mëdha ka fituar hiri në zemrat tona të liga! Sa i përlëvduar është Jezusi kur vullneti nënshtrohet dhe mëkati shfronësohet! Për sa u përket prishjeve tona të mbetura, ato do të pësojnë një humbje po kaq të sigurt, dhe çdo tundim, dyshim dhe frikë do të shkatërrohet deri në rrënjë. Në shenjtëroren e zemrave tona plot paqe, emri i Jezusit është i madh përtej çdo përfytyrimi: Ai e ka fituar dashurinë tonë, dhe Ai do ta veshë atë. Në të njëjtën shkallë mund të presim fitore prej nesh.

Jemi më shumë se fitimtarë me anë të Atij që na deshi. Me anë të besimit, zellit dhe shenjtërisë sonë, do t’i mposhtim fuqitë e errësirës që gjenden në botë. Do të fitojmë mëkatarë për Jezusin; do të ngadhënjejmë mbi sistemet e rreme; do t’i kthejmë kombet në besim. Duke qenë se Perëndia është me ne, askush nuk do të mund të na kundërshtojë. Këtë mbrëmje, luftëtari i krishterë bën mirë të këndojë këngën e luftës dhe të përgatitet për betejën e së nesërmes. Ai që është në ne, është më i madh sesa ai që është në botë.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin