24 janar

Janar 2022


Pasi Jezusi ushqeu 5 000 mijë vetë në një rast dhe 4 000 mijë në një rast tjetër me vetëm disa bukë dhe peshq, dishepujt hipën në një barkë pa pasur mjaft bukë me vete.

Kur filluan të diskutonin për hallin e tyre, Jezusi u tha: “Përse arsyetoni që s’keni bukë? Ende nuk po kuptoni dhe nuk e merrni vesh?” (Marku 8:17). Çfarë nuk kuptuan ata?

Ata nuk e kuptuan simbolikën e mbetjeve, domethënë që Jezusi do të kujdeset për ta, kur ata kujdesen për të tjerët. Jezusi thotë:

“’Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mbetën?’ Ata thanë: ‘Dymbëdhjetë.’ ‘Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtë, sa shporta plot me bukë mblodhët?” Ata thanë: ‘Shtatë.’ Dhe ai u tha atyre: ‘Po si, ende nuk po kuptoni?’” (Marku 8:19-21)

Çfarë të kuptonin? Mbetjet.

Mbetjet ishin për shërbyesit. Në fakt, herën e parë ishin dymbëdhjetë shërbyes dhe dymbëdhjetë kosha plot me mbetje (Marku 6:43)—një kosh plot për secilin prej tyre. Herën e dytë kishte shtatë kosha plot me teprica—shtata është numri i plotësisë së bollshme.

Çfarë nuk kuptuan ata? Nuk kuptuan që Jezusi do të kujdesej për ta. Nuk mund të jepni dot më shumë se Jezusi. Kur e jepni jetën tuaj për të tjerët, nevojat tuaja do të plotësohen. “Dhe Perëndia im do të plotësojë nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus” (Filipianëve 4:19).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia