dhjetor 12

Dhjetor 2022


Theksi i librit të Hebrenjve është se Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, nuk erdhi thjesht që të përputhej me sistemin tokësor të shërbesës priftërore si prifti njerëzor më i mirë dhe përfundimtar. Ai erdhi që ta përmbushte dhe t’i jepte fund atij sistemi, ta drejtonte gjithë vëmendjen tonë te vetja e Tij. Së pari, Ai shërbeu për ne në kryqin e Kalvarit si flijimi ynë përfundimtar dhe më pas në qiell si prifti ynë përfundimtar.

Tabernakulli i Dhiatës së Vjetër, priftërinjtë dhe flijimet ishin hije. Tani realiteti ka ardhur dhe hijet kanë kaluar.

Këtu kemi një shembull të Adventit për fëmijët–dhe për secilin prej nesh që kemi qenë fëmijë dhe e mbajmë mend si ka qenë. Përfytyro sikur të ndaheshe nga mami në një dyqan ushqimoresh. Fillon të frikësohesh dhe të kap paniku, nuk e di nga të shkosh; shkon deri në fund të një rrugice dhe pak para se të fillosh të qarat, sheh në tokë, atje në fund të rrugicës, një hije që duket tamam si mamaja jote. Ti lumturohesh së tepërmi dhe tani ndien shpresë. Por cila është më e mirë? Lumturia e të parit të hijes apo mamaja që del nga cepi?

Kështu është edhe kur Jezusi vjen të jetë Kryeprifti ynë i madh. Kjo është Krishtlindja. Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve me realitetin: Mami që shfaqet nga cepi i rrugicës dhe gjithë lehtësimi dhe gëzimi që kjo gjë i sjell një fëmije të vogël.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>