Kurset

Të gjitha kurset
  • Të gjitha kurset
  • Topics
  • Gjeneral
  • Shërbesa pastorale
  • Access restrictions
  • Me regjistrim
  • Kurse me regjistrim

8 Leksione

Puna e pastorit rrallëherë është e lehtë. Pavarësisht nga konteksti në të cilin shërben, ka të ngjarë që ai të përballet me trysni të panumërta të cilat vijnë nga kultura përreth, nga vetë bashkësia e tij, dhe madje nga zemra, mendja dhe shpirti i tij. Përballë sfidave të tilla, vendi më i sigurt për t’u mbështetur është vetë Fjala e Perëndisë, e cila na ofron një vizion inkurajues për rolin e pastorit, si dhe urtësi në përmbushjen e saj.
Në këtë përmbledhje predikimesh dhe leksionesh, Alistair Begg-u i drejton ata që tashmë janë pastorë, ata që dëshirojnë të bëhen të tillë, ata që janë në trajnim e sipër, si dhe udhëheqësit vullnetarë, te mësimet e Biblës në lidhje me vetë natyrën e punës pastorale. Si duket një shërbesë e dhënë nga Perëndia? Si ndihmojnë pleqtë në përkujdesjen pastorale ndaj popullit të Perëndisë? Si mund ta komunikojnë udhëheqësit e kishës një vizion të ungjillit në bashkësitë e tyre? Përgjigjjet mund të gjenden në vetë faqet e Shkrimit, të cilin Perëndia na e ka dhënë si detyrë, që ta shpjegojmë dhe ta shpallim. Studioni bashkë me Alistair-in dhe zbulojini sërish këto të vërteta.

8 Leksione - I pafilluar

15 Leksione

Mirë se erdhe në këtë eksplorim të mrekullueshëm të Perëndisë, jetës dhe besimit! Në këtë udhëtim, do të ecësh përkrah një burri, i cili kishte shumë pyetje dhe dyshime në zemrën e tij. Ai quhet Nikodem. Nikodemi pati mundësinë t’i bënte Perëndisë pyetjet që kishte dhe t’i shprehte dyshimet e tij. Ai mund të ketë pasur ndonjë pyetje të njëjtë me të tuat në lidhje me besimin dhe Perëndinë.

Për të përfituar sa më shumë nga ky studim, e kemi ndërtuar në atë mënyrë që të funksionojë më mirë me një ose dy miq që e përshkojnë këtë rrugëtim bashkë me ty. Pyetjet kërkojnë si reflektim, edhe ndërveprim. Pyetjet vlejnë për të çelur biseda për besimin me miqtë e tu! Me shumë gjasa do të përfitosh dhe do të befasohesh edhe nga mendimet e tyre përgjatë këtij rrugëtimi. Ndaj, të lutem, mos e bëj këtë udhëtim i vetëm!

15 Leksione - I pafilluar

33 Leksione

Përmbledhje e doktrinës së krishterë [A Summary of Christian Doctrine]

Louis Berkhof, ka qenë një teolog shumë i aftë dhe i respektuar, i cili besonte në frymëzimin dhe pagabueshmërinë e Biblës. Ai e përmbledh në mënyrë të shkëlqyer teologjinë dhe historinë e kishës dhe me kaq mjeshtëri, saqë na siguron të vërtetën, e cila gjendet në Krishtin Jezus, Zotin tonë Ky libër është një
paraqitje e gjallë dhe e qartë, duke e bërë atë një material te njohur. Mësimet janë të shkurtra dhe futen drejt e në temë.

33 Leksione - I pafilluar

26 Leksione

Kur Isaia u përball me Perëndinë tonë shumë të shenjtë, ai u tmerrua dhe klithi: “I mjeri unë!” Përjetimi i shenjtërisë së Perëndisë nga Isaia nuk është i ndryshëm nga përjetimi ynë. Shenjtëria e Perëndisë na mahnit dhe na tmerron në të njëjtën kohë. Ajo na zbulon kush jemi, dhe kjo ose mund të na bëjë të largohemi të frikësuar ose mund të na bëjë të këlthasim për mëshirë. Në librin "Shenjtëria e Perëndisë", Dr. Sproul e ilustron madhështinë e shenjtërisë së Perëndisë përmes një studimi biblik dhe historik të asaj se çfarë përjetuan njerëzit kur u përballën me të Shenjtin, dhe në fund gjetën strehë në drejtësinë e Krishtit.

Ky udhëzues studimi shoqëron serinë e videove të mësimit “Shenjtëria e Perëndisë”. Materiali është krijuar për t’ju ndihmuar që të keni sa më tepër dobi nga ky përjetim i të nxënit.

26 Leksione - I pafilluar

67 Leksione

Çfarë është teologjia sistematike? Janë dhënë shumë përkufizime të ndryshme, por për qëllimet e këtij libri do të përdoret përkufizimi vijues: Teologji sistematike është çdo studim që i jep përgjigje pyetjes: “Çfarë na mëson sot e gjithë Bibla?”, për çfarëdo teme.
Ky përkufizim tregon se teologjia sistematike përfshin mbledhjen dhe kuptimin e të gjitha pasazheve Biblike në të cilat bëhet fjalë për tema të ndryshme, dhe më pas përmbledhjen e mësimeve të tyre në mënyrë të qartë me qëllim që të dimë se çfarë të besojmë për secilën temë.

67 Leksione - I pafilluar