spurgeon dev 28 korrik pm
July 2023

E përshkoi vendin duke bërë mirë.

Veprat e Apostujve 10:38

Megjithëse sintetik, sa i mrekullueshëm është ky portretizim i Zotit tonë Jezu Krisht! Të pakta janë të rënat e lapsit, ama janë të rënat e lapsit të një mjeshtri. Mirëpo, në kuptimin e tij të plotë, më të gjerë dhe më të pakufizuar të fjalës, ky përshkrim vlen vetëm për Shpëtimtarin dhe vetëm për Atë. “E përshkoi vendin duke bërë mirë.” Nga ky përshkrim është e qartë se Ai i bëri vetë këto të mira. Autorët e ungjijve na thonë varg pas vargu se Ai e preku lebrosin me duart e Tij dhe po vetë i vajosi sytë e të verbrit, dhe se madje edhe në ato raste kur iu lutën që t’i shqiptonte fjalët shëruese nga larg, Ai zakonisht nuk pranonte, por shkonte vetë deri te shtrati i të sëmurit, për ta dhënë po vetë shërimin. Ky është një mësim për ne që, nëse duam ta bëjmë të mirën, duhet ta bëjmë vetë. Jep dhurata me dorën tënde; një shikim a një fjalë e mirë do ta shtojë vlerën e dhuratës. Fol me një mikun tënd rreth shpëtimit të shpirtit së tij, sepse thirrjet e tua të përzemërta do të kenë më shumë efekt tek ai sesa një bibliotekë e tërë broshurash ungjillëzuese.

Mënyra e të bërët mirë e Zotit tonë paraqet veprimtarinë e tij të pandërprerë! Ai nuk bënte mirë vetëm kur i jepej mundësia, por “e përshkonte vendin” duke kryer veprat e Tij të mëshirës. Zor se ekziston ndonjë fshat apo qytezë, në mbarë vendin e Judesë, që të mos i jetë gëzuar vizitës së Tij. Ç’qortim i mirë është ky për mënyrën përtace dhe të ngadalshme se si shumë besimtarë i shërbejnë Zotit. Le t’i ngjeshim ijët e mendjes dhe të mos lodhemi duke bërë mirë!

A nuk e nënkupton vallë vargu se Jezu Krishti bëri çmos që të bënte mirë? “E përshkoi mbarë vendin duke bërë mirë.” Nuk kishte rrezik a vështirësi që ta ndalonte Atë. Ai i kërkonte vetë përfituesit e të mirave të Tij të hirshme. Kështu duhet të bëjmë edhe ne. Në qoftë se planet e vjetra nuk na bëjnë më punë, duhet të hartojmë dhe vëmë në zbatim plane të reja, sepse disa herë ndodh që eksperimentet dalin më të suksesshme sesa metodat tradicionale. Po ashtu, në këtë varg përmenden tërthorazi këmbëngulja e Krishtit dhe uniteti i qëllimit të Tij, dhe zbatimi praktik i kësaj teme mund të përmblidhet në këto fjalë: “Krishti … na [ka] lënë një shembull, që të ndiqni gjurmët e tij” (1 e Pjetrit 2:21).


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin