February 2023

Tani, pra, nuk ka asnjë dënim….

Romakëve 8:1

Eja, shpirti im, dhe mendo rreth kësaj gjëje! Duke besuar në Jezusin, ti çlirohesh realisht dhe plotësisht nga faji; ti lirohesh nga burgu. Nuk je më i prangosur si një skllav; tashmë je çliruar nga zgjedha e ligjit; je çliruar nga mëkati dhe mund të shkosh nga të duash si një person i lirë. Lirimi yt i plotë është blerë me gjakun e Shpëtimtarit tënd. Tani ke të drejtë që t’i afrohesh fronit të Atit tënd. Nuk ka më asnjë flakë hakmarrjeje, që mund të të frikësojë tani, dhe asnjë shpatë të zjarrtë; drejtësia nuk mund ta godasë të pafajshmin. Paaftësitë e tua janë zhdukur.

Ti që dikur nuk mund ta shihje fytyrën e Atit tënd, tashmë mundesh. Ti as që mund të flisje dot me Të; por tani mund t’i afrohesh Atij me guxim. Dikur frika e ferrit ishte mbi ty; por tani nuk e ke më këtë frikë, sepse, a mund të ketë dënim për të pafajshmin? Ai që beson, nuk është nën dënim dhe nuk mund të ndëshkohet. 

Dhe për më tepër, privilegjet që mund t’i kishe gëzuar, po të mos kishe mëkatuar kurrë, janë të tuat tani që je shfajësuar. Të gjitha bekimet që do t’i kishe pasur, po ta kishe zbatuar ligjin, janë të tuat, sepse Krishti e ka zbatuar atë për ty. Gjithë dashurinë dhe pranimin që do t’i kishe siguruar nga bindja e përsosur, të takojnë ty, sepse Krishti shfaqi bindje të përsosur në emrin tënd dhe të gjitha meritat e Tij janë kaluar në llogarinë tënde, me qëllim që ti të jesh jashtëzakonisht i pasur përmes Atij që u bë jashtëzakonisht i varfër për ty. Oh, sa i madh është borxhi i dashurisë dhe mirënjohjes që ti i detyrohesh Shpëtimtarit Tënd!

Veç hirit i jam borxhli,
Mëshirës së besëlidhjes i këndoj;
Me drejtësinë tënde veshur s’ka më frikë,
Të sjell veten time dhe timin flijim:
Tmerret e ligjit dhe të Perëndisë,
Larg prej meje janë tani;
Bindja dhe gjaku i Shpëtimtarit tim,
Shkeljet e mia i fshinë.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin