korrik 6

Korrik 2022


Nuk ka pasur njeri tjetër kundër të cilit të kenë mëkatuar më rëndë sesa kundër Jezusit. Çdo pikë armiqësie ndaj Tij ishte krejtësisht e pamerituar.

Nuk ka jetuar kurrë asnjë njeri tjetër më i denjë për nderim sesa Jezusi; dhe askush nuk u çnderua më shumë sesa Ai.

Nëse dikush kishte të drejtë të zemërohej, të hidhërohej dhe të hakmerrej, ky person ishte Jezusi. Si e kontrolloi Ai veten kur njerëzit faqezinj, të cilëve Ai u jepte ekzistencë, e pështynë në fytyrë? Përgjigjen na e jep letra e parë e Pjetrit 2:23: “Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po ia dorëzoi atij që gjykon drejtësisht.”

Kuptimi i këtij vargu është që Jezusi kishte besim në hirin e ardhshëm të gjykimit të drejtë të Perëndisë. Ai nuk kishte nevojë që të hakmerrej për veten për të gjitha poshtërimet që vuajti, për shkak se ia besoi çështjen e tij Perëndisë. Ai e la hakmarrjen në duart e Perëndisë dhe u lut për armiqtë e Tij: “Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë” (Luka 23:34).

Pjetri na jep një pamje të pjesshme të besimit të Jezusit që ne të mësojmë se si të jetojmë njëlloj si ai. Ai tha: “Sepse për këtë u thirrët [ta përballojmë me durim trajtimin e ashpër] sepse edhe Krishti vuajti për ne, duke na lënë një shembull, që të ndiqni gjurmët e tij” (1 e Pjetrit 2:21)

Nëse Krishti e mposhti hidhërimin dhe hakmarrjen me anë të besimit në atë që Perëndia, Gjykatësi i mirë, kishte premtuar se do të bënte, sa më shumë duhet ta bëjmë edhe ne këtë gjë, meqënëse ne kemi shumë më pak të drejtë se Ai që të ankohemi për keqtrajtimin?


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>