nentor 5

Nëntor 2022


A ekziston në mendjen tënde një ndjesi madhështie në lidhje me shpëtimin tënd? Mos vallë e lë pas dore?

A reagon ti ndaj madhështisë së shpëtimit tënd? Apo sillesh me të njësoj si me testamentin tënd ose certifikatën e pronësisë së makinës, ose si me tapinë e shtëpisë? E firmos një herë dhe tani është në një dosje diku, por realisht nuk është e rëndësishme në mendjen tënde. Ti rrallëherë mendon për të. Ai nuk ka një efekt të përditshëm tek ti. Me pak fjalë, e shpërfill atë.

Por kur ti e shpërfill shpëtimin tënd të madh, çfarë je duke shpërfillur realisht? Ja se çfarë po thotë ai me fjalët: “Mos e lër pas dore shpëtimin tënd të madh!”

  • Mos e shpërfill faktin që je dashur nga Perëndia.
  • Mos e shpërfill faktin që je falur, pranuar, mbrojtur dhe forcuar edhe je drejtuar nga Perëndia i plotfuqishëm.
  • Mos e shpërfill flijimin e jetës së Krishtit në kryq.
  • Mos e shpërfill dhuratën falas të drejtësisë, që të është llogaritur me anë të besimit.
  • Mos e shpërfill heqjen e zemërimit të Perëndisë dhe buzëqeshjen pajtuese të Tij.
  • Mos e shpërfill Frymën e Shenjtë, që banon brenda teje, si dhe bashkësinë dhe miqësinë e Krishtit të gjallë.
  • Mos e shpërfill shkëlqimin e lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Jezusit.
  • Mos e shpërfill hyrjen e lirë për te froni i hirit.
  • Mos e shpërfill thesarin e pashtershëm të premtimeve të Perëndisë.

Ky është me të vërtetë një shpëtim i madh. Shpërfillja e tij është gjë shumë e ligë. Mos e shpërfill një shpëtim kaq të madh. Sepse po ta bësh, a do të ketë një shpëtim nga gjykimi? Kjo është pyetja e shkrimtarit: “Si do të shpëtojmë ne, në qoftë se e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh?”

Pra, të jesh i krishterë është një punë shumë serioze–jo e zymtë, por serioze. Ne duhet të jemi të dhënë me mish e me shpirt për të qenë të lumtur në shpëtimin tonë të madh.

Nuk do të shpërqendrohemi nga kjo botë për të ndjekur kënaqësitë kalimtare dhe vrastare të mëkatit. Nuk do ta lëmë pas dore gëzimin tonë të përjetshëm në Perëndinë–që është synimi i këtij shpëtimi. Ne do t’i nxjerrim sytë tanë, në vend që të joshemi për t’u larguar nga një shpëtim kaq i madh.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>