maj 26

Maj 2022


“Forcuar” është fjala e duhur. Apostulli Pal u lut për kishën në Kolos, që ata të mund të ishin “duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim” (Kolosianëve 1:11). Durimi është prova e një force të brendshme.

Njerëzit e paduruar janë të dobët dhe për pasojë, varen nga mbështetje të jashtme—gjëra si oraret që funksionojnë ashtu si duhet dhe rrethanat që i forcojnë zemrat e tyre të dobëta. Shpërthimet e betimeve dhe kërcënimeve të tyre, bashkë me kritikat e ashpra të fajtorëve që ua prishën planet, nuk tingëllojnë si të dobëta. Sidoqoftë, e gjithë ajo zhurmë është një maskim i dobësisë. Durimi kërkon një forcë të brendshme dhe të jashtëzakonshme.

Për të krishterin, kjo forcë vjen nga Perëndia. Kjo është arsyeja pse Pali po lutet për kolosianët. Ai po i kërkon Perëndisë që t’i fuqizojë për durimin që kërkon jeta e krishterë. Por kur ai thotë që forca e durimit është “pas pushtetit të lavdisë së tij [Perëndisë]”, ai nuk po thotë thjesht që kërkohet fuqi hyjnore për ta bërë dikë të duruar, por ai po thotë se besimi në këtë “pushtet të lavdisë” është kanali përmes të cilit vjen fuqia e durimit.

Durimi është me të vërtetë një fryt i Frymës së Shenjtë (Galastasve 5:22), por Fryma e Shenjtë fuqizon (me gjithë frytin e tij) përmes “të dëgjuarit të besimit” (Galatasve 3:5). Prandaj, Pali është duke u lutur që Perëndia të na lidhë me “pushtetin e lavdishëm” që fuqizon durimin. Dhe kjo lidhje është besimi.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>