28 shtator – Provat e një besimi të vërtetë

Prandaj mendo për jetën tënde. A e quan Jezusin Zot? Mirë! Por edhe më e rëndësishme se kjo është pyetja: A mund të tregosh prova në jetën tënde — në ato gjëra që nuk i bën dhe në ato që i bën, në tundimet me të cilat lufton dhe në virtytet që përpiqesh të arrish, si dhe në faljen që e kërkon vazhdimisht me pendim — se Ai është vërtet Zoti yt?