12 shtator – Ai na rilindi

12 shtator - Ai na rilindi

Nëse besimi dhe shpëtimi yt do të vareshin prej teje, nuk do të ishin kurrë të sigurt dhe gjithmonë do të ishe i shqetësuar. Mirëpo ato varen prej Atij, “tek i cili nuk ka ndërrim apo hije ndryshimi” (Jakobi 1:17). Ti nuk kërkove të lindje; Ai vendosi që ti të lindje. Prandaj mund të jesh i sigurt që je fëmija i Tij — tani, nesër, çdo ditë dhe përjetë.