Tri gjëra që duhet të dini rreth Ligjit të Përtërirë

3 things about deuteronomy 2560

Libri i Ligjit të Përtërirë jo vetëm që është i rëndësishëm në vetvete, por është i tillë edhe për shkak të citimeve të panumërta në Dhiatën e Re. Fjalët e Jezusit dhe të dishepujve të Tij dalin drejtpërdrejt prej vargjeve të tij. Jezusi e citoi këtë libër gjatë tundimit të Tij (Mateu 4:4, 7, 10), dhe e riafirmoi theksin e vënë prej tij mbi dashurinë gjithëpërfshirëse për Perëndinë (Mateu 22:37–38). Predikimi apostolik te Veprat e Apostujve mbështetet shumë në të, veçanërisht duke treguar për përmbushjen e Shkrimit të Shenjtë në lidhje me detyrën profetike të personit të Jezusit (Ligji i Përtërirë 18:15; Veprat e Apostujve 3:22). Të paktën shtatë letra të Dhiatës së Re përmbajnë citime nga Ligji i Përtërirë dhe ndoshta më i rëndësishmi prej tyre gjendet te Galatasve 3:10–14. Në këtë pasazh, Pali shkruan se Krishti na ka shpenguar nga mallkimi për të cilin flet Ligji i Përtërirë (shih Ligji i Përtërirë 21:23), duke u bërë një mallkim për ne (Galatasve 3:13).

Tri gjëra që duhet të dini rreth Ungjillit sipas Gjonit

3 things about john 2560

Kur vijmë tek ungjilli sipas Gjonit, është menjëherë e dukshme se megjithëse trajton të njëjtën temë, ka një këndvështrim ndryshe prej të tjerëve. Në vend që të ofrojë një sýnopsi (përmbledhje) të jetës dhe veprës së Krishtit, ky ungjill paraqet një përmbledhje përzgjedhëse që vë në dukje tiparet dalluese të personit të Jezusit dhe se çfarë e bën Atë të veçantë si të Vetmin që mund të njihet si “Krishti”.

Tri gjëra që duhet të dini rreth Numrave

3 things about numbers 2560

Titulli hebraik i këtij libri është “Në shkretëtirë”, i cili është një titull më përshkrues dhe tërheqës se sa ai i yni. Libri përshkruan përvojën e Izraelit që nga çasti kur u larguan nga Mali Sinai pas daljes së tyre nga Egjipti dhe derisa arritën në kufijtë e Tokës së Premtuar. Izraelit i mjaftonin vetëm pak javë për ta përshkruar distancën nga Sinai në Kanaan.

Tri gjëra që duhet të dini rreth Ungjillit sipas Lukës

3 things about luke 2560

Çdo i krishterë duhet të përpiqet të përfitojë prej gjithë këshillës së Perëndisë. Kjo do të thotë pjesërisht që të meditosh rreth gjithë hapësirës së Fjalës biblike. Teksa përpiqemi ta realizojmë këtë objektiv, zbulojmë natyrshëm se na pëlqejnë më tepër disa libra të Biblës dhe nëse jemi të ndershëm duhet ta pranojmë se disa të tjerë na pëlqejnë më pak. Një libër i Biblës që rëndom anashkalohet është ai i Levitikut. I vendosur në mes të Pesëlibërshit, libri i Levitikut është shkruar në një mënyrë të tillë që shumë lexues bashkëkohorë e gjejnë atë të vështirë për t’u zbërthyer. Megjithatë, pavarësisht nga interesi, në dukje i errët, që shfaq për adhurimin përmes tempullit në Izraelin e lashtë, nuk duhet ta humbasim atë që na ofron ky libër.

Tri gjëra që duhet të dini rreth Levitikut

leviticus 2560

Tri gjëra që duhet të dini rreth Ungjillit sipas Markut

3 things mark 2560

Ungjilli sipas Markut është më i shkurti prej katër ungjijve, por është i pasur me njohuri rreth kristologjisë – doktrinës së Krishtit. Siç ndodh me ungjijtë e tjerë, duhet t’i qasemi Markut si një narrativë e vazhdueshme për të vlerësuar mesazhin e tij teologjik. Ta lexosh Markun si një narrativë do të thotë ta lësh shumën e së tërës që të përcaktojë mënyrën se si e lexojmë një pjesë të caktuar të së tërës.

Tri gjëra që duhet të dini rreth Eksodit

3 things you should know about exodus 2560

Mateu është një libër rreth Jezusit, “Krishtit”, domethënë rreth të Vajosurit të premtuar në Dhiatën e Vjetër, apo Mesias (1 i Samuelit 2:10; Psalmi 2:2; Danieli 9:25; shih po ashtu Mateu 1:16–18; 2:4; 16:16, 20; 22:42; 23:8–10). Ungjilli sipas Mateut vijon me historinë e shpëtimit, siç zbulohet në Dhiatën e Vjetër, dhe në këtë mënyrë është dera hyrëse për në Dhiatën e Re. Mateu i referohet shpesh Dhiatës së Vjetër, madje duke shkruar me të njëjtin stil.

Tri gjëra që duhet të dini rreth Ungjillit sipas Mateut

3 things about matthew 2560

Mateu është një libër rreth Jezusit, “Krishtit”, domethënë rreth të Vajosurit të premtuar në Dhiatën e Vjetër, apo Mesias (1 i Samuelit 2:10; Psalmi 2:2; Danieli 9:25; shih po ashtu Mateu 1:16–18; 2:4; 16:16, 20; 22:42; 23:8–10). Ungjilli sipas Mateut vijon me historinë e shpëtimit, siç zbulohet në Dhiatën e Vjetër, dhe në këtë mënyrë është dera hyrëse për në Dhiatën e Re. Mateu i referohet shpesh Dhiatës së Vjetër, madje duke shkruar me të njëjtin stil.

Tri gjëra që duhet të dini rreth Zanafillës

3 things about genesis 2560

Shumica e lexuesve bashkëkohorë nuk e shohin Zanafillën si një vepër letrare të hartuar me kujdes. Jemi mësuar që ta lexojmë atë pjesë-pjesë. Mënyra tradicionale se si të krishterët e lexojnë këtë libër, publikisht dhe individualisht, nuk e lë që të ngërthehet koncepti se Zanafilla duhet të shihet si një libër i vetëm dhe koherent. Për pasojë, nuk vihen re aspekte të rëndësishme.