Lajm i mirë, gëzim i madh
25 Lexime devocionale për Adventin nga John Piper
Ndërsa të krishterët përreth botës kremtojnë ardhjen e Shpëtimtarit të tyre, stina e Krishtlindjes karakterizohet prej reflektimit të gëzueshëm dhe pritjes me ëndje. Në librin “Lajm i mirë, gëzimi i madh”, John Piper i fton lexuesit ta përqendrojnë sërish zemrën e tyre te Jezusi gjatë stinës së Adventit.
Secili prej 25 leximeve ditore paraqet një pjesë Biblike dhe një reflektim të shkurtër. Të përsosura për lexim personal dhe devocione familjare, këto lexime ditore janë një mënyrë shumë e mirë për të medituar rreth madhështisë së premtimit të shpëtimit përmes lindjes së Jezu Krishtit.
Një sënduk thesari plot me të vërtetën rreth Jezusit!