• Kreu
  • /
  • Dyqani
  • /
  • Bibla PRO – Besëlidhja e Re (Interlinear)

Bibla PRO – Besëlidhja e Re (Interlinear)

3000 L

Publikuesi: IGNIS
Category:

Ky botim dygjuhësh greqisht-shqip i Besëlidhjes së Re (BR) është një risi në literaturën shqipe dhe vjen si pjesë e projektit BiblaPRO – Përkthimi i Ri nga Origjinali, që ka për qëllim të ofrojë lexuesit shqipfolës një përkthim të saktë dhe të besueshëm të Biblës, bazuar plotësisht në gjuhët origjinale (hebraisht, aramaisht dhe greqisht).  Varianti interlinear paraqet tekstin greqisht të Besëlidhjes së Re, të shoqëruar me përkthimin në shqip të çdo fjale poshtë saj. Ky variant është në shërbim të kujtdo që është i interesuar të dijë se çfarë i përgjigjet në shqip një fjale ose një shprehjeje të caktuar hebraisht dhe greqisht, apo kujtdo që kërkon të bëjë një punë krahasimore me përkthimet e tjera.