Shumë njerëz besojnë në Perëndinë, por a është e mundur të provohet se Ai ekziston? Apo thjesht duhet të ndërmarrim një hap besimi?
Në këtë broshurë, Dr. R.C. Sproul tregon se nuk ka pse të heqim dorë nga intelekti ynë për të besuar. Në fakt, logjika dhe arsyeja e demonstrojnë qartë se Perëndia ekziston, dhe se askush nuk ka justifikim për mosbesimin e vet. Dr. Sproul i hedh poshtë argumentet prej ateistëve, duke ekspozuar paqëndrueshmërinë dhe natyrën jologjike të mohimit të ekzistencës së Perëndisë.
Seria e broshurave Pyetjet thelbësore nga Dr. R. C. Sproul ofron përgjigje konçize ndaj pyetjeve të rëndësishme, që shpesh bëhen nga të krishterët dhe hulumtuesit seriozë.







