13 shtator – Deri kur? Përse?

Psalmet janë të mbushura plot me shembuj besimtarësh të perëndishëm, të cilët ia çojnë Perëndisë pyetjet dhe pështjellimin e tyre. Kjo na jep edhe neve leje për të bërë të njëjtën gjë. Ai e kupton kur ne thërrasim “Deri kur?” dhe “Përse?”. Përgjigjja e Tij përfundimtare na është dhënë në Jezusin dhe në triumfin e Tij. Atij i pëlqen të sjellë dritat e para të agimit pas natës më të errët.