17 janar

Janar 2022                                                                      


Kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim. (Hebrenjve 9:28)

Çfarë duhet të bësh për të ditur se mëkatet e tua janë hequr tej nga gjaku i Krishtit, dhe që, kur ai të vijë, do të të mbrojë nga zemërimi i Perëndisë dhe do të të çojë në jetën e përjetshme? Përgjigjja është kjo: Besoji Krishtit, në një mënyrë që të bën ta presësh me padurim kthimin e Tij.

Teksti thotë se Ai është duke ardhur për t’i shpëtuar “ata që e presin me durim”. Prandaj, si të bëhesh gati? Si ta përjetosh faljen e Perëndisë në Krishtin dhe të përgatitesh për ta takuar Atë? Duke i besuar Atij, në një mënyrë që të bën të etur për kthimin e Tij.

Kjo pritje me padurim për Krishtin është thjesht një shenjë që ne e duam Atë dhe besojmë në Të—që besojmë me të vërtetë në Të.

Ka një besim të shtirur, i cili dëshiron vetëm t’i shpëtojë ferrit, por që nuk ka pikë dëshire për Krishtin. Ai lloj besimi, nuk të shpëton. Ai besim nuk prodhon një pritje me padurim për kthimin e Krishtit. Në fakt, ai besim dëshiron më tepër që Krishti të vonojë sa më shumë që të jetë e mundur, që të marrë sa më shumë nga kjo botë që të jetë e mundur.

Por besimi që vërtet mbahet fort pas Krishtit si Shpëtimtar, si Zot, si Thesar, si shpresë dhe si gëzim, është besimi, i cili dëshiron fort që Krishti të kthehet. Ai është besimi që shpëton.

Prandaj, unë ju nxit, largohuni nga bota dhe nga mëkati. Kthehuni te Krishti! Pranojeni Atë, mirëpriteni, përqafojeni Krishtin, jo vetëm si Ai që mund t’ju shpëtojë nga zjarri i ferrit, por edhe si Thesarin, Mikun dhe Zotin tuaj, të cilin mezi e prisni.


John Piper (@JohnPiper) është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

16 Maj – Dashuria më e lirë
14 Maj – Idetë kanë pasoja
13 Maj – Në themel të gjithçkaje
>